iPad Mini do të ketë një harduer të mire ndryshe nga modelet e rifreskuara të gjeneratave të kaluara të cilët të vetmen risi kishin skanerin e shenjave të gishtërinjve, Touch ID.
Disa skedarë në shfletuesin Safari në OS X El Capitan ofrojnë informacione kyçe sipas 9to5Mac. iPad Mini 4 do të jetë në gjëndje të hapë dy dritare shfletuesi njëherazi në ekran.
Bazuar në këtë ne mund të themi se iPad Mini 4 ka nevojë patjetër për një proçesor më të fuqishëm të paktën të jetë i ngjashëm me atë që ndodhet në iPad Air 2 dhe mundësisht edhe më shumë memorje RAM.
Apple kishte lajmëruar se funksionaliteti i ndarjes së ekranit përgjysëm nga dy dritare aktive njëkohësisht do të mbështetej plotësisht në iPad Air 2 i cila ka proçesor Apple A8X dhe 2 GB RAM. Për krahasim, aktualisht iPad Mini 3 ka një proçesor Apple A7 dhe 1 GB RAM.
Shumë u zhgënjyen vitin e shkuar për varfërinë në risi që karakterizuan këtë tablet. Megjithatë ky informacion na bën të mendojmë se tableti më i vogël i Apple nuk do të rezultojë jetëshkurtër. (PCWorld Albanian)