Harduer

iPad Mini i ri ka të njëjtën çmim por procesor dhe ekran më të mirë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Mars 2019
0
Forma dhe dizajni mbetet të ngjashme me modelin e kaluar me korniza ekrani të trashe në krye dhe në fund të tabletit. iPad Mini i ri ka të njëjtën çmim por procesor dhe ekran më të mirë

Apple përditësoi për herë të parë pas tre vitesh tabletin më të vogël që ofron, modelin iPad Mini duke e rifreskuar me një procesor të ri si dhe shoqëruar nga një laps stylus si Apple Pencil.

iPad Mini tashmë ka procesorin A12 Bionic në vend të atij A8 që nga që në 2014.

Memoria është rritur në 64GB por çmimi mbetet i njëjti, 399 dollarë. Krahas iPad Mini Apple prezantoi edhe një iPad Air të ri me çmim prej 499 dollarësh dhe ekran 10.5-inç.

Forma dhe dizajni mbetet të ngjashme me modelin e kaluar me korniza ekrani të trashe në krye dhe në fund të tabletit.

Por ekrani është përmirësuar ndjeshëm ku modeli i ri ka një panel me më shumë shkëlqim, ngjyra dhe teknologjinë True Tone të Apple e cila automatikisht ndryshon temperaturën e ngjyrave në varësi të ambientit.

Kamera e pasme ka ngelur e paprekur ndërsa ajo selfie është rritur në madhësi nga 1.2-megapiksel në 7-megapiksel. Tableti gjithashtu nuk ka Face ID dhe ende përdor skanerin e shenjave të gishtërinjve për sigurinë.

Ashtu si modeli tjetër iPad i prezantuar ditën e djeshme edhe varianti Mini vjen me lapsin Apple Pencil të gjeneratës së parë.

iPad Mini i ri mund të pajiset me deri në 256GB memorie për 150 dollarë më shumë se ti shtohet LTE për 130 dollarë ekstra. Modeli mund të porositet nga dita e sotme. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google ka ekspozuar të dhënat personale të 500 mijë përdoruesve

Tags >

Appleipad
Lajmet e fundit>