Harduer

iPad Mini i ri me Retina, me më tepër gramë dhe më i trashë

Publikuar , 23 Tetor 2013
0
iPad Mini i ri me Retina, me më tepër gramë dhe më i trashë

ipad-mini-retinaNjë tjetër parashikim ka dalë i saktë: iPad Mini është bërë më i trashë dhe më i rëndë.

Derisa çdokush mund të jetë duke u mahnitur me paraqitjen, ata mund të mos e vërejnë që iPad Mini i sapolëshuar me paraqitjen Retina është disa milimetra më i trashë se sa “Mini” origjinal.

Për tre milimetra më tepër, për të qenë më të saktë, është versioni vetëm me Wi-Fi. Mini Retina është 7.25mm, ndërsa “Mini” i kaluar ishte 7.2mm.

Dhe Mini Retina ka marrë edhe 23 gramë më tepër në krahasim me versionin paraprak: 331 në krahasim me 308 sa i kishte më herët. Këto shtime të ngjashme kanë ndodhur në versionet Cellular (3G/4G).

Mini Retina është me peshë prej 341 gramë, ndërsa ai i kaluari ishte me peshë prej 312 gramë. Mund të thoni se pse është bërë ky shtim? Kjo gjë mund të jetë bërë falë paraqitjes Retina.

Ajo kërkon ndriçim më të mirë nga pas për të dërguar dritë përgjatë të gjithë piksellëve shtesë dhe ka një bateri pak më të madhe, përveç arsyeve të tjera. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Flagshipi Lenovo Z5 Pro vjen me 1 Nëntor

Lajmet e fundit>