Harduer

iPad mini me një dizajn modern në Vjeshtë

Nga: PCWorld
Publikuar , 12 Korrik 2021
Ndërsa Gurman nuk shtoi detaje në lidhje me dizajnin, ai pretendon se Apple do të largojë butonin "home" dhe të kornizat e ekranit do të jenë shumë më të holla. iPad mini me një dizajn modern në Vjeshtë

Nëse keni pritur me padurim për një ridizajnim të iPad mini, mbase nuk do të prisni gjatë. Gazetari i Bloomberg Mark Gurman, shumë i saktë në parashikimet e tij të kaluara, raportoi se një ridizajnim i tabletit po vjen në Vjeshtë.

Ndërsa Gurman nuk shtoi detaje në lidhje me dizajnin, ai pretendon se Apple do të largojë butonin “home” dhe të kornizat e ekranit do të jenë shumë më të holla.

Është ridizajnimi më i madh që iPad mini do të pësojë që prej modelit të parë të mbërritur në 2012.

Përveç tabletit, Gurman tha se modeli 27-inç iMac do të ketë gjeneraëtn e re të procesorit Apple.

Pse Apple ka menduar në ridizajnim të iPad mini? Me shumë gjasa kompania e sheh si një mundësi për rivitalizuar shitjet pas pandemisë me një dizajn më modern. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Sot 45 vjetori i themelimit të Apple