Harduer

iPad ndërkombëtarisht në treg me 28 maj

Publikuar , 07 Maj 2010
0
iPad ndërkombëtarisht në treg me 28 maj

Duke përcjellë një debutim të fuqishëm gjatë muajit që shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, iPad do të paraqitet në shitje në Australi, Kanada, Francë, Gjermani, Itali, Japoni, Spanjë, Zvicër dhe Britani. Para-porositë për këto tregje do të fillojnë me 10 maj.

Debutimi ndërkombëtar ishte paraparë që në rend të parë të paraqitet në fund të muajit prill, por Apple ka shtyrë këtë për një muaj për shkak të asaj që ajo e quajti si kërkesë më të madhe sesa që ishte paraparë.

Apple gjithashtu ka thënë se iPad do të zgjerohet në Austri, Belgjikë, Hong Kong, Irlandë, Luksemburg, Meksikë, Holandë, Zelandë të re dhe Singapor, gjatë muajit korrik.
iPad siç e dini, është një pajisje tablet me madhësi 9.7 inç që është krijuar me qëllimin primar për argëtim, shfletim të internetit dhe media digjitale të llojeve të ndryshme, dhe për herë të parë është paraqitur në shitje në SHBA me 3 prill.

Kompania veçse ka shitur mbi 1 milion iPad dhe analistët presin që kompania të shes më shumë se 5 milion pajisje vetëm gjatë këtij viti.

Aksionet e kësaj kompanie kanë rënë për 3.3 për qind në 238 dollarë në mesditën kur kanë blerë Nasdaq.

LEXO EDHE:  Galaxy A80 ka një kamër të pasme që është edhe selfie njëkohësisht

Lajmet e fundit>