Harduer

iPad Pro i ri është përditësimi më radikal i tabletëve Apple të rangut të lartë

Publikuar , 30 Tetor 2018
0
Ky procesor, më i fuqishëm sesa Apple A12 i iPhone, ka bërthama procesorike dhe 7 grafike. Si rezultat performanca është rritur me 35% për një bërthamë dhe 90% në tërësi. iPad Pro i ri është përditësimi më radikal i tabletëve Apple të rangut të lartë

Ju prezantojmë me iPad Pro më të fundit. Një version i rifreskuar i tabletit të rangut të lartë të Apple ka mbërritur ditën e sotme.

Tableti është ndryshimi më radikal që nga lançimi i kësaj linje në aspektin e dizajnit.

iPad-i i “ri” merr prej gjuhës së dizajnit të iPhone me eliminimin e kornizës së ekranit.

Për të arritur këtë Apple ka eliminuar butonin fizik “Home” duke lënë hapësirë vetëm për kamerën frontale.

Ashtu si iPhone, tableti do të mbrohet nga teknologjia Face ID.

Tabletët e rinj janë më të hollë se paraardhësit, konkretisht 5.99 mm dhe më të mëdha në ekran: 11 ose 12.9-inç.

Ato vinë me procesorin më të fundit të Apple, A12X Bionic prezent edhe tek iPhone XS.

Ky procesor, më i fuqishëm sesa Apple A12 i iPhone, ka 8 bërthama procesorike dhe 7 grafike. Si rezultat performanca është rritur me 35% për një bërthamë dhe 90% në tërësi.

Fuqia grafike është dyfishi i asaj që kishte paraardhësi. Çipi i ri sjell motorin neural të iPhone XS, një çip i inteligjencës artificiale.

Një surprizë më vete është porta e re USB-C. Kompania braktisi portën Lightning në favor të kësaj teknologjie më popullore.

Lapsi Apple Pencil ngjitet me tabletin në të djathtë ose të majtë përmes një magneti. Tableti ka një tastierë të ridizajnuar gjithashtu.

Në terësi kemi të bëjmë me disa ndryshime themelore dhe shumë të mirëpritura.

Ashtu si Mac Mini, tableti do të shitet për 799 dollarë për modelin bazë 11-inç dhe 999 dollarë për modelin bazë 12.9-inç.

Të dy versionet do të ofrohen me LTE. Porositë fillojnë sot, shitjet më 7 Nëntor. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Çfarë shpejtësie reale interneti po përjetojnë përdoruesit e parë të 5G-së?

Lajmet e fundit>