Harduer

iPad Pro nga një tablet tashmë një kompjuter

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Prill 2021
Procesori M1 sjell 50% më shumë performancë procesorike dhe 40% më shumë grafike krahasuar me procesorin A12Z të iPad Pro në 2020. iPad Pro nga një tablet tashmë një kompjuter

Kompjuterët Mac dhe tabletët iPad janë dy platforma të ndryshme të cilat kanë provuar të jenë një ekuacion i pandashëm sidomos gjatë pandemisë kur njerëzit po punonin nga shtëpia.

Megjithatë sot më shumë se kurrë janë akoma edhe më pranë njëri-tjetrin si pajisje me Apple që solli çipin M1 nga MacBook Air, Mac Mini dhe iMac në iPad Pro.

Është një hap i madh në performancë duke shndërruar iPad thuajse në një kompjuter të plotë, diçka që shumë mbase e kanë pritur me kohë.

Ajo që ka mbajtur peng iPad Pro nga të qenurit një kompjuter i vërtetë është softueri dhe numri i kufizuar i pajisjeve të jashtme që mund të përdoren si ekranet apo memoriet e jashtme.

Procesori M1 sjell 50% më shumë performancë procesorike dhe 40% më shumë grafike krahasuar me procesorin A12Z të iPad Pro në 2020.

Modelet e këtij viti gjithashtu sjellin skanim 3D më të mirë dhe teknologji të realitetit të shtuar. Porta USB-C është konvertuar në USB-4 me Thunderbolt.

Ekrani mbetet po ai 12.9-inç Liquid Retina XDR me rezolucion 2732×2048 piksel. Modeli bazë fillon nga 1,099 dollarë dhe konfigurohet me 16GB RAM dhe 2TB memorie.

Apple do të shesë edhe një model 11-inç duke filluar nga 799 dollarë për Wi-Fi dhe 999 dollarë për Wi-Fi + LTE. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telefoni më i shitur i tre mujorit të fundit nuk është Samsung as Xiaomi