Analiza

iPad trefshion shitjet në Evropë

Publikuar , 09 Korrik 2010
0
iPad trefshion shitjet në Evropë

Context Research parashikon se tableti i Apple që u paraqit me 28 maj, ka arritur të rrit pjesëmarrjen e  vet në treg për 257 për qind. Figura është një prej atyre të paktave specifike në kontinentin tonë dhe sugjeron se tregu i kombinuar i tablet kompjuterëve me bazë në Windows ka pasur shumë më pak shitje sesa iPad.

Analistët gjithashtu kanë theksuar se arsyeja pse kjo ka ndodhur është për shkak se çmimi i zakonshëm për një kompjuter është rritur për tre për qind, në 457 euro dhe gjithashtu kjo mund të ketë pasur edhe një ndikim nga Apple.

Faktor tjerë që mund të kenë ndikuar në shitje llogariten edhe kompjuterë All-in-One, të cilët sipas kompanisë hulumtuese kanë pasur një shitje më të mirë në kraahasim me iMac, i cili konsiderohej lider në këtë treg. Gjithashtu interesi në laptop të shtrenjtë ka rënë kështu që edhe çmimet e tyre kanë shënuar rënie.

LEXO EDHE:  Apple favorizon aplikacionet e saj në rezultatet e kërkimit të App Store: Raport

Lajmet e fundit>