Analiza

iPad rendit Apple në top pesëshen e prodhuesve të kompjuterëve

Publikuar , 28 Korrik 2010
0
iPad rendit Apple në top pesëshen e prodhuesve të kompjuterëve

Canalys ka theksuar se 3.27 milion iPad t ë shitur janë më se të mjaftueshëm për të kapur më shumë se gjashtë për qind të tregut të kompjtuerëve portabi. Duke shtuar Mac në kompletin e produkteve, Apple do të vendosej në invelin e njëjtë me Asus, Lenovo dhe Toshiba për sa i përket pjesëmarrjes në treg.

Hulumtuesit gjithashtu kanë shprehur mendimet e tyre se rritja e netbook-ve është duke u ngadalësuar dhe se kjo mund të jetë një problem për prodhuesit e kompjuterëve tradicional në rast se ata nuk ofrojnë diçka paksa më të mirë sesa një iPad për eksperienca kyçe.

Kiritikët kanë argumentuar se iPad ende nuk është një platformë e vërtetë kompjuterike pasi që konsumatorët janë të limituar në ambientin ku ata mund të marrin aplikacione dhe janë të kufizuar në atë që sjellin aplikacionet. Ata gjithashtu theksojnë se kjo pajisje nuk përkrahë multitasking të plotë, përditësim në prapavijë dhe veçori tjera që janë të zakonshme për sisteme operative për desktop.

Megjithatë, shumë prej aplikacioneve të saja performojnë funksione të afërta me ato të netbook-ve dhe laptopëve, dhe këshilluesit kanë thënë se performanca e iPad është shpesh më e mirë sesa e një produkti portabil me bazë në Intel Atom dhe Windows.

Sipas Canalys, “pad PC-të” pritet të arrijnë në 12.5 milion njësi të shitura në vitin 2010, shumica e të cilëve do të jenë iPad. Apple pritet të ketë sërish përqindjen më të madhe të tregut edhe në vitin 2011 thjeshtë për shkak se e ka lansuar atë me kohë. Shumica e produkteve të konkurrencës do të jenë rival të hershëm dhe eksperimente, që mund të sjellin pajisje për orientim në shtëpi si HP PalmPad apo edhe diçka specifike për punë si Cisco Cius e ndoshta edhe BlackBerry Tablet.

LEXO EDHE:  Ja sesi Huawei ishte përpjekur të shitej tek Motorola për 7.5 miliardë dollarë

Analistët janë optimist se shitjet e tabletëve pritet të tejkalojnë ato të netbook-ve maksimumi në vitin 2012, dhe përqindja e pjesëmarrjes në treg do të jetë pesë herë më e madhe në vitin 2014, përkatësisht në 66 milion pajisje të pranishme në treg.

Lajmet e fundit>