Lajmet

Ipervox, një ëndërr Shqiptare për një Silicon Valley në Ballkan e bërë realitet

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Shkurt 2020
0
Startupi i themeluar prej tij quhet Ipervox dhe përbëhet nga një ekip prej pesë vetash: Juxhin Radhima, Armand Sheshori, Elsa Cara, Krisli Pulaj, Anisa Likmetaj dhe aktualisht gëzon partneritet me kompani lider si Amazon. Ipervox, një ëndërr Shqiptare për një Silicon Valley në Ballkan e bërë realitet

Pa një eksperiencë në programim apo dizajnim audio, jo çdokush mund të krijojë aplikacione zanore për Alexa e ta ndajnë me të tjerë.

Kështu nisi ideja inovative e shqiptarit Juxhin Radhima i cili kërkon ta bëjë të lehtë, me disa klikime, krijimin e aplikacioneve zanore për platformat virtuale si Amazon Alexa.

Startupi i themeluar prej tij quhet Ipervox dhe përbëhet nga një ekip prej pesë vetash: Juxhin Radhima, Armand Sheshori, Elsa Cara, Krisli Pulaj, Anisa Likmetaj dhe aktualisht gëzon partneritet me kompani lider si Amazon.

Juxhini është një sipërmarrës dixhital me disa vite eksperiencë në zhvillim softueri ndërsa kontakti i parë i tij me teknologjitë si Amazon Alexa filloi në moshën 16 vjeçare kur zhvilloi prototipin e tij të një roboti komunikimi në C++. Që prej 2016-ës ai i është dedikuar zhvillimit të aplikacioneve zanore me Voice Alexa.

Ai menaxhon një blog personal ku prodhon artikuj, video dhe kurse për të edukuar sipërmarrësit në përdorimin e teknologjive zanore dhe pse kanë rëndësi përpara se të themelonte Ipervox në 2019. Në këtë intervistë për PCWorld.al ai zbulon më shumë rreth ekipit, sfidave, suksesit dhe vizionit të Ipervox.

PCWA: Përpara se të bisedojmë rreth Ipervox, do të dëshironim të dimë më shumë rreth Juxhinit, eksperiencës së tij dhe ekipit pas Ipervox?

Unë jam 32 vjeç i lindur në Vlorë dhe baba i dy vajzave të bukura. Kam jetuar në Itali për 29 vite. Që në moshën 3 vjeçare së bashku me familjen emigruam në Itali menjëherë pas rënies së regjimit Komunist në Shqipëri dhe anarkisë që e rreth vendin në ato vite.

PCWA: Cili ka qenë motivimi pas themelimit të Ipervox?

Fati im ishte i lidhur me atë që mund ta quajmë epoka e artë e shkencave kompjuterike. Nga momenti i parë që ndeza kompjuterin tim të parë kur isha 10 vjeç, kuptova atë çfarë isha i destinuar të bëhesha, një sipërmarrës dixhital.

Ëndrra ime ishte të krijoja një kompani në Silicon Valley si ato që kisha parë në lajme apo dokumentare, por ëndrra ime më e madhe ishte që ta bëja Shqipërinë Silicon Valley e Ballkanit. Kështu lindi Ipervox, një kompani e cila merret me zhvillimin e aplikacioneve zanore për Amazon Alexa.

LEXO EDHE:  Dikur YouTuberi më i paguar në botë vendos të largohet

Për fillestarët Alexa është asistenti virtual i Amazon i cili krahas përgjigjes ndaj komandave zanore mund të përmirësohet duke aktivizuar aftësi shtesë përmes aplikacioneve zanore. Ipervox.com është një platformë online e cila ndihmon këdo, edhe ata që nuk kanë njohuri në fushën e programimit të ndërtojnë aplikacionet e tyre zanore në kohë të shkurtë dhe kosto të vogël.

Ipervox ka edhe dy bashkëthemelues të tjerë të rëndësishëm: Armand Sheshori i cili ka dekada eksperiencë si zhvillues biznesi në kompania të rëndësishme Evropiane dhe të Lindjes së Mesme dhe shërben si COO në Ipervox. Anita Likmeta ka vite eksperiencë në fushën e startupeve dhe më në tërësi në sipërmarrjen dixhitale, gazetare e The Huffington Post dhe e ftuar në disa shfaqje Italiane si Che Chi Faccio Qui në Rai3 dhe Nemo nssuno e escluso në Rai2. Ajo shërben si CCO pranë Ipervox.

PCWA: A mund të përshkruani për audiencën tonë produktin dhe zgjidhjen që Ipervox sjell?

Duke punuar në një sektor në rritje, ju ekspozon publikisht dhe unë kam pasur fatin të punojë me marka të njohura dhe njerëz si Marco Montemagno dhe Joe Bastianich. Me Joe në veçanti kemi krijuar një aftësi interesante ku çdokush mund të pyes virtual rreth gatimit, muzikës dhe biznesit e madje të kërkojnë këshilla se çfarë dhe sesi të gatuajnë. Për më tepër një tjetër faktor interesant është se platformat ecommerce mund të shesin dhe ofrojnë mbështetje falë Alexa Skills zhvilluar në bashkëpunim me Ipervox. Si shembull mund të japim një hotel i cili ofron eksperienca në disa gjuhë për konsumatorët duke u përgjigjur pyetjeve të zakonshme si fjalëkalimi wifi, check-in etj.

PCWA: Si funksionon, kush ka nevojë për të dhe ku qëndron lidhja me Alexa?

Asistentët virtual si Amazon Alexa, Google Assistant ose Siri sot janë kudo dhe i lejojnë njerëzit të dërgjojnë përmbajtje duke përdorur komandat zanore. Kushdo mund ta bëjë përmbajtjen të aksesueshme për konsumatorët duke krijuar aplikacione zanore. Është një mënyrë e re të komunikuarit me më angazhim, me lehtësi dhe gjendur më pranë konsumatorëve.

LEXO EDHE:  Shpallet fituesi i Red Bull Solo Q Albania Qualifiers

Ipervox lejon krijimin e aplikacioneve zanore shumë thjeshtë. Për shembull kushdo mund të krijojë komanda zanore dhe ti publikojë ato duke përcaktuar komandën startuese dhe përgjigjen përkatëse. Kështu mund të pasurojmë eksperiencat zanore duke krijuar komanda të reja dhe përgjigje të reja duke lidhur burimet e jashtme të të dhënave prej ku marrim informacionin si e-commerce dhe siguruar shitblerjen përmes zërit.

PCWA: Përftimet e bizneseve duke përdorur Ipervox?

Në botë ka shumë pak profesionistë të cilët kanë njohuritë e nevojshme për të realizuar një eksperiencë zanore saqë Amazon na i beson shumë konsumatorët të saj ne si Ipervox. Me Ipervox ne zgjidhim këtë problem.

Ipervox është:

  • I lehtë. Nuk kërkon njohuri teknike në kodimi apo dizajn zëri
  • I shpejtë. Mund të krijoni një aplikacion zanor vetëm në pak minuta

Thjeshtësia është çelësi. Nuk duhet të jeni ekspert të krijoni aplikacionin tuaj të parë zanore. Ipervox kompenson orë të gjata zhvillimi në vetëm tre hapa të thjeshtë.

PCWA: Cila janë disa statistika përdorimi të platformës së Ipervox?

Edhe pse deri më sot kjo teknologji nuk konsiderohet domosdoshmëri për bizneset, që nga debutimi i parë në Itali jemi ballafaquar me interes të lartë. Në vetëm tre ditë nga debutimi më shumës e 300 njerëz janë regjistruar për ta provuar dhe 100 prej tyre kanë blerë një licencë dhe siguruar 40,000 euro të ardhura për ne. Sot jemi duke bërë testime dhe lançimet në tregjet globale ku interesi i përdoruesit është më premtues. Suksesi i një Alexa Skill me Ipervox varet nga shumë faktorë por ne jemi krenar të themi se në Itali një Alexa Skill e krijuar me zgjidhjen tonë ka arritur 70,000 konsumatorë në vetëm 1 muaj.

PCWA: Duke folur për financat, si po përformon Ipervox në aspektin e financimit dhe investimeve?

LEXO EDHE:  Për vitin e 8-të me radhë ICT Awards vihet në kërkim të historive Shqiptare të suksesit në teknologji

Deri më sot kemi marrë një financim nga fondi më i madh Italian në startupet e fazave të para si LVenture dhe jemi duke krijuar lidhje me disa VC(Venture Capital) në Evropë dhe Amerikë. Për momenti jemi duke u përgatitur për raundin tjetër të financimit i cili do të forcojë më tutje kompaninë tonë.

PCWA: Si e përshkruani eksperiencën tuaj në Uplift Albania?

Shumë e bukur. Falë Kushtrimit dhe ekipit të Uplift që na dhanë mundësinë të fillojmë këtë rrugëtim nga atdheu ynë. Jam i sigurtë se ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë i cili do ta shohë Shqipërinë të shndërron në një qendër rajonale gjeopolitike dhe ekonomike. Programi i akselerimit ishte fundamental për rritjen e startupit tonë në veçanti seritë e workshopeve që ndoqëm na ndihmuan të fitojmë aftësi të rëndësishme për të kuptuar sesi të lançojmë një produkt në treg, të komunikojmë markën tonë, të tërheqim investitorë potencialë po mbi të gjitha sesi të ndërtojmë një ekip solid.

PCWA: Cilat janë disa prej sfidave dhe sukseseve të Ipervox?

Vështirësia më e madhe në një biznes është trajnimi i përdoruesve, një faktor tek i cili po investojmë shumë në përmbajtje dhe kujdes ndaj klientit sepse njerëzit nuk e njohin mirë këtë teknologji dhe kanë nevojë për udhëzime. Me Ipervox kemi arritur më shumë sesa një sukses si partneriteti me Amazon dhe bashkëpunimi me yje me famë botërore si Joe Bastianich apo krijimi i Alexa Skill shumë të përdorur si “Caccie i Ladri.”

PCWA: Disa prej objektitave në të ardhmen e afërt?

Jemi duke punuar për hapjen e zyrave në Tiranë që do të bëhet e mundur në javët në vijim dhe kërkojmë të zgjerojmë ekipin me CTO, CopyWriter dhe Kujdes ndaj Klientit. Presim të tërheqim vëmendjen e shumë shqiptarëve të rinj. Unë personalisht besoj se ka ardhur momenti që Shqipëria të përjetojë një rilindje ekonomike, kulturore dhe sociale. Ipervox është i përkushtuar për ta mbështetur Shqipërinë në këtë rrugëtim historik. Na dërgoni aplikimet në [email protected]. /PCWorld Albanian