Harduer

iPhone 11 do të ketë kamera dhe porta të reja

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 23 Korrik 2019
0
Kemi parë disa raportime rreth telefonit të ardhshëm të Apple ku më së shumti janë foksuar tek kamerat e iPhone 11. Apple pritet të përdorë sistemin e trefishtë të kamerave në modelet OLED të iPhone 11. iPhone 11 do të ketë kamera dhe porta të reja

Apple ka planifikuar të publikojë tre modele të reja të iPhone 11 këtë vjeshtë ku një prej tyre do të ketë konektorët ekzistues Lightining.

Sipas 9to5Mac këto iPhone të rinj do të përfshijnë çipin më të fundit Apple A13 dhe një motor të ri Taptik. Detajet rreth këtij motori mungojnë por qartësisht do të zëvendësojë Prekjen 3D e cila prej kohësh duket se po përgatitet për largim.

Kemi parë disa raportime rreth telefonit të ardhshëm të Apple ku më së shumti janë foksuar tek kamerat e iPhone 11. Apple pritet të përdorë sistemin e trefishtë të kamerave në modelet OLED të iPhone 11.

9to5Mac mbështet edhe spekulimet e mëhershme për sistemin e kamerave të pasme. Ky sistem i ri do të akomodojë një kamër me kënd të gjerë.

Kamera frontale do të shënojë përmirësim të dukshëm e aftë të kapë video slow motion me 120fps.

Rezolucioni i ekraneve do të mbetet i njëjtë me iPhone XS, iPhone XS Max dhe iPhone XR. Kanë ngelur vetëm dy muaj nga debutimi i telefonëve të rinj të Apple prandaj presim të dëgjojmë më shumë rreth tyre ndërsa i afrohemi prezantimit në Shtator. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  LG prezanton monitorët e parë në botë me kohë përgjigje 1ms

Lajmet e fundit>