Harduer

iPhone 11 Pro merr notën 6 për riparimin

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Shtator 2019
0
Diferenca më e madhe mes telefonëve është bateria e cila është shumë më e madhe sesa në iPhone XS dhe iPhone XS Max. iPhone 11 Pro merr notën 6 për riparimin

Sajti i riparimit të pajisjeve elektronike iFixit pati shansin ditën e djeshme të çmontonte një iPhone 11 Pro për ti dhënë edhe një notë riparimi.

Për iPhone 11 Pro firma regjistroi një video ndërsa për iPhone 11 Pro Max shkroi një guidë.

Diferenca më e madhe mes telefonëve është bateria e cila është shumë më e madhe sesa në iPhone XS dhe iPhone XS Max.

Në iPhone 11 Pro Max, pajisja është 0.4mm më e trashë dhe ekrani 0.25mm më i hollë. Është eliminimi i Prekjes 3D që i ka bërë ekranet e iPhone më të hollë.

iPhone 11 Pro ka të njëjtë formë “L” të baterisë si iPhone XS ndërsa versioni Max ka një dizajn me një bateri të vetme. Si rezultat iPhone 11 Pro Max ka bateri 3,969 mAh ndërsa iPhone XS Max 3,179 mAh.

Përfaqëson një rritje kapacitet me 25% krahasuar me një vit më parë. Së bashku me çipin e ri A13, iPhone e rinj duhet të ofrojë jetëgjatësi më të lartë të baterisë.

Apple thotë se iPhone 11 Pro dhe Pro Max kanë 4 dhe 5 orë më shumë jetëgjatësi respektivisht krahasuar me paraardhësit. Në lidhje me memorien RAM, iFixit nuk arriti dot ta përcaktonte por Apple thotë se janë 4GB.

Në fund iFixit i dha iPhone 11 Pro një notë riparimi prej 6 nga 10, po aq sa edhe modelet e kaluara. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Dizajni radikal i iPhone të 2020 merr formë

Lajmet e fundit>