Harduer

iPhone 12 do të kushtojë më pak sesa kemi menduar

Nga: PCWorld
Publikuar , 26 Qershor 2020
0
Spekulimi i fundit thotë se iPhone 12 do të ketë dy variante 4G të modelit iPhone 12 dhe iPhone 12 Max. I pari do të kushtojë 549 dollarë ndërsa i dytë 100 dollarë më tepër. iPhone 12 do të kushtojë më pak sesa kemi menduar

Apple do të shesë versione 4G të iPhone 12 këtë vit pavarësisht se lajmi i madh është 5G. Sipas raportimeve iPhone 12 4G mund të kushtojë 549 dollarë.

Spekulimi i fundit thotë se iPhone 12 do të ketë dy variante 4G të modelit iPhone 12 dhe iPhone 12 Max. I pari do të kushtojë 549 dollarë ndërsa i dytë 100 dollarë më tepër.

Këtë vit pritet debutimi i 6 modeleve të iPhone përfshirë variantet 4G. Deri tani kemi dijeni për një model bazë 5.4-inç iPhone, dy modele 6.1-inç dhe një model 6.7-inç iPhone 12 Max.

Të gjithë do të vinë me procesorin A14 Bionic dhe ekrane OLED ndërsa variantet Pro dhe Max do të kenë një skaner LiDAR. Por kompania mund të vijojë trendin e ekraneve LCD për një prej modeleve 4G të spekuluar për të reduktuar koston.

Specikat e tyre mbeten mister. Me vende të botës të cilat ende nuk kanë hedhur hapin e 5G, Apple nuk dëshiron të humbasin mundësinë për të fituar më shumë terren me shitjen e varianteve 4G ndërsa fitimin e merr nga ato 5G. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple bllokon jailbreak e fundit të iOS 13.5