Harduer

iPhone 12 është modeli më popullor në mesin e 4 smartfonëve të Apple

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Prill 2021
Ka pasur raportime të shumta se iPhone 12 mini nuk ka qenë aq popullor me konsumatorët aq sa kompania ka pritur iPhone 12 është modeli më popullor në mesin e 4 smartfonëve të Apple

Gjatë publikimit të raportit financiar të Apple për tre mujorin e parë të 2021, Tim Cook u pyet për shitjet e iPhone 12 dhe cilët modele kanë qenë më popullorët.

Ai konfirmoi se iPhone 12 ishte më popullor ndërsa shitjet e iPhone 12 Pro dhe Pro Max gjithashtu kanë qenë të mira. Por Cook nuk përmendi fare iPhone 12 mini.

Ka pasur raportime të shumta se iPhone 12 mini nuk ka qenë aq popullor me konsumatorët aq sa kompania ka pritur dhe komenti i Cook konfirmon gjithashtu se modeli bazë iPhone 12 ka qenë popullor.

Ende Apple nuk tërhiqet nga planet e iPhone 13 mini që do të debutojë këtë vit ndërsa analisti i mirënjohur i kompanisë Ming-Chi Kuo sugjeron se modeli 5.4-inç do të zhduket në 2022. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Arrestohet njeriu i cili kishte planifikuar të rrëzonte 70% të internetit