Harduer

iPhone 12 mini: Smartfon të vogël më të mirë nuk ka

Nga: PCWorld
Publikuar , 22 Nëntor 2020
0
iPhone 12 mini: Smartfon të vogël më të mirë nuk ka

Linja më e fundit e smartfonëve të Apple pati një model surprize, iPhone 12 mini i cili është një telefon më i vogël por me të gjitha teknologjitë e modeleve të shtrenjta.

Me një kosto fillestare prej 699 dollarë, telefoni më i lirë i Apple qëndron poshtë iPhone 12 prej 799 dollarësh, iPhone 12 Pro prej 999 dollarë dhe 12 Pro Max prej 1,099 dollarësh.

iPhone 12 mini është identik në pamje me iPhone 12. Ka një dizajn po aq të pastër dhe të mprehtë sa modeli më i shtrenjtë me pjesë anësore prej alumini, xham të pasmë dhe mburojën e re qeramike për ekranin që Apple thotë se është katër herë më rezistent ndaj përplasjeve.

Ekrani modern OLED ka madhësi prej 5.4-inç diagonalisht por ndjeshëm më i vogël sesa modeli standard 6.1-inç iPhone 12 edhe pse nuk lë gjë mangët në cilësi. Ekrani është i gjerë po aq ekrani i modelit 4.7-inç iPhone SE por 1.6mm më i gjatë falë Face ID.

Përfitimet e një telefoni më të vogël janë të shumta, që nga lehtësia në përdorim tek tek mbajtja në xhep por edhe mangësitë e veta. Gjerësia e vogël bën që gishtat të takohen me njëri-tjetrin ndërsa shkruani një mesazh me dy duart.

Problemi më i madh mbetet hapësira e ekranit. Të shikosh dokumente në iPhone 12 mini është dhimbje ndërsa zmadhoni, zvogëloni dhe shfletoni.

Performancë e lartë, jetëgjatësi jo e kënaqshme e baterisë

iPhone 12 mini ka të njëjtin procesor A14 Bionic me 4GB RAM si iPhone 12 dhe iPAd Air me të njëjtën performancë të shkëlqyer dhe 5G. Kështu telefoni nuk sakrifikoni madhësinë me performancën.

Një prej hapësirave ku iPhone 12 mini ka humbur terren është jetëgjatësia e baterisë e cila qëndron për 37 orë mes dy karikimeve krahasuar me 40 orë në iPhone 12.

LEXO EDHE:  Bateritë thyejnë xhamat dhe hynë nëpër shtëpia pas një aksidenti të Tesla Model 3

E përshkruar thjeshtë iPhone 12 mini jeton nga mëngjesin i sotëm deri në mbrëmjen e ditës së dytë duke e përdorur për gjëra bazike si shikimi i videove 1 orë, 10 fotografi, muzikë për 5 orë në Spotify dhe 2 orë në 5G. Regjistrimi video dhe luajtja e lojërave intensive redukton ndjeshëm jetëgjatësinë e baterisë.

Duhet 25 minuta për të karikuar baterinë në 50% por rreth 100 minuta për një karikim të plotë duke përdorur karikuesin 19 dollarë 20W USB-C. Në kuti vjen vetëm kabllo Lightning pa adapterin. Karikimi i plotë i smartfonit me karikuesin wireless MagSafe kërkon plot 3 orë.

iOS 14.2

iPhone 12 mini vjen me iOS 14.2 i cili është i mundur të instalohet në të gjitha modelet iPhone duke filluar nga 6S e deri tek të fundit. Operon njëlloj si në iPhone 12 përfshirë widgets, App Library me mjetet e reja të privatësisë dhe aplikacionin Apple Translate. Për më shumë mund të shikoni analizën e bërë iPhone 12.

Kamera

iPhone 12 mini ka të njëjtën kamër të pasme me dy sensorë 12-megapiksel dhe kamër selfie po 12-megapiksel që gjenden edhe në pjesën e pasme dhe frontale të iPhone 12. Ato sillen njëlloj.

Kamera kryesore me kënd të gjerë realizon foto të shkëlqyera me detaje dhe performancë të përmirësuar në dritë të pakët krahasuar me modelet e vitit të kaluar. Ma kamerën ultra-wide mund të realizoni foto dëfryese ndërsa mungesa e një kamere telefoto për zmadhim optik është një hap prapa. Vlen të theksohset se Night Mode funksionon me të gjitha kamerat në modelet iPhone 12.

Cilësia e regjistrimit video është e pakrahasueshme sidomos me ardhjen e Dolby Vision HDR 4K nëse jeni prej atyre që pëlqeni regjistrimin e pjesëve filmike.

LEXO EDHE:  Xiaomi parakalon Apple për tu bërë prodhuesi tretë më i madh në botë i smartfonëve

Çmimi

iPhone 12 mini kushton 699 dollarë për modelin 64GB, 749 dollarë për modelin 128GB dhe 849 dollarë për modelin 256GB.

Për krahasim iPhone 12 kushton 799 dollarë, iPhone 12 Pro nga 999 dollarë, iPhone 12 Pro Max nga 1099 dollarë dhe iPhone SE nga 399 dollarë. Galaxy S20 fillon nga 899 dollarë, Google Pixel 5 nga 599 dollarë dhe OnePlus 8T nga 549 dollarë.

Verdikti

iPhone 12 mini qëndron në mesin e telefonëve të vegjël por shumë të mirë. Apple ka arritur që çdo gjë që e bën iPhone 12 të mrekullueshëm ta vendosë në një kornizë më të vogël. Kështu smartfoni ka performancën flagship, kamerën e shkëlqyer, dizajnin e ri, 5G, por bateri më të dobët.

Ekrani 5.4-inç edhe pse i shkëlqyer, është e vogël dhe nëse po kërkoni një telefon më të madh se iPhone SE me 4.7-inç nuk do tu rekomandonim të kalonit në iPhone 12 mini. Nëse jeni në kërkim të një smartfoni me ekran të madh, kërkoni zgjidhje tjetër.

E nëse jo, atëherë duhet të keni parasysh një të vërtetë të thjeshtë: iPhone 12 mini është mbreti i smartfonëve të vegjël dhe i pakontestuar. /PCWorld Albanian

Specifikimet e Harduerit
Ekrani

5.4-inç Super Retina XDR OLED 476ppi

Procesori

Apple A14 Bionic

RAM

4GB

Memoria

64, 128 dhe 256GB

Kamera

Dy kamera të pasme 12-megapiksel me stabilizim optik, kamër frontale 12-megapiksel.

Konektiviteti

LTE, Wi-Fi 6, NFC, Bluetooth 5, Lightning, Ultra Wideband dhe GPS

Rezistenca ndaj ujit

IP68 6 metra për 30 minuta

Përmasat

131.5 x 64.2 x 7.4 mm

Pesha

133 gram

Avantazhet - i vogël dhe i lehtë për tu mbajtur, - kamera e përmirësuar, - night mode, - rezistent ndaj ujit, - karikim wireless, - MagSafe,, - Face ID, - jetëgjatësi solide e baterisë, - performancë e lartë, - ekran cilësor, - 5G, - mbështetje softueri,
Disavantazhet - ska USB-C, - duhet të blini karikuesin, - ska kamër telefoto, - modeli bazë vetëm 64GB, - ekrani i vogël,