Lajmet

iPhone 13 i mungon funksionaliteti për eliminimin e zhurmave gjatë thirrjeve

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Dhjetor 2021
Siç duket nuk ka të bëjë me harduerin e iPhone 13 por me softuerin dhe iOS 15. Apple lëshoi së fundi iOs 15.2 që nuk i dha zgjidhje e as iOS 15.3. iPhone 13 i mungon funksionaliteti për eliminimin e zhurmave gjatë thirrjeve

Deri në iPhone 12, përdoruesit e pajisjeve Apple mund të ndiznin ose fiknin funksionalitetin e eliminimit të zhurmave gjatë thirrjeve telefonike duke shkuar tek Accessibility në menunë Settings.

Për arsye të panjohura një funksionalitet i tillë mungon në iPhone 13 dhe përdoruesit po e presin prej disa muajsh.

Pak ditë parë në rrjetin social Reddit përdoruesit ankoheshin se iPhone 13 nuk ka një mikrofon ballor përdorur për eliminimin e zhurmave.

Funksionaliteti gjendej në Accessibility – Audio/Visual.

Edhe pse përdoruesit kishin të drejtë që funksionaliteti mungonte, nuk ishin të saktë se iPhone 13 ka më pak mikrofonë se iPhone 12.

Siç duket nuk ka të bëjë me harduerin e iPhone 13 por me softuerin dhe iOS 15. Apple lëshoi së fundi iOs 15.2 që nuk i dha zgjidhje e as iOS 15.3.

Aktualisht e vemja mënyra për ta aktivizuar është përmes funksionalitetit Voice Isolation gjatë thirrjes telefonike në Control Center. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  iOS 14.7.1 nuk ka veçori të reja por adreson dy probleme të rëndësishme