Harduer

iPhone 13, kamera të përmirësuara dhe jetëgjatësi më të lartë baterie

Nga: PCWorld
Publikuar , 15 Shtator 2021
iPhone 12 e vitit të kaluar ishte një hit pavarësisht se jemi përballë një stanjacioni të shitjeve të smartfonëve, mbase sepse solli teknologjinë 5G. iPhone 13, kamera të përmirësuara dhe jetëgjatësi më të lartë baterie

Spekulimet ishin të vërteta ndërsa evenimenti i 14 Shtatori të Apple ishte i gjithi për iPhone e fundit. Modelet iPhone 13 debutuan sipas axhendës normale të kompanisë ndryshe nga viti i kaluar kur Apple i shtyu për në Tetor.

iPhone 12 e vitit të kaluar ishte një hit pavarësisht se jemi përballë një stanjacioni të shitjeve të smartfonëve, mbase sepse solli teknologjinë 5G.

Ndërsa iPhone 13 është thuajse identik në dizajn. Hapësira ku fshihen sensorët e Face ID dhe kamera ballore njohur edhe si “notch” është zvogëluar me 20% ndërsa sistemi i kamerave të pasme është ridizajnuar.

Ekrani Super Retina XDR i iPhone 13 dhe 13 mini ka 28% më shumë shkëlqim duke prekur nivelet e 1200 nits.

Në iPhone 13 ka madhësi prej 6.1-inç ndërsa në variantin mini prej 5.4-inç duke ruajtur përmasat e vitit të kaluar. Ekrani sipas Apple mbulohet nga një shtresë prej qeramike ndërsa smartfonët kanë certifikimin iP68 të rezistencës ndaj ujit dhe pluhurit.

Telefonët e rinj fuqizohen nga procesori i ri i Apple A15 Bionic. Ky procesor i ndërtuar mbi arkitekturën 5-nanometër ka 6 bërthama: 2 të fuqisë së lartë dhe 4 të fuqisë së ulët. Apple thotë se është procesori më i shpejtë që gjeni në një smartfon.

Grafikat me 4 bërthama sjellin avancime të reja sidomos në inteligjencë artificiale. Sistemi i kamerave të pasme përbëhet nga dy sensorë: një sensor kryesor 12-megapiksel dhe një sensor me kënd të gjerë po 12-megapiksel por që është i aftë të kapë 47% më shumë dritë sesa ai i vitit të kaluar.

Apple ka sjellur modalitete të reja në kamerat e iPhone siç është Cinematic Mode. Duke përdorur machine learning përdoruesit mund të ndryshojnë fokusin në objektet gjatë regjistrimit të videove. Të gjitha modelet iPhone 13 kanë modalitetin Night Mode si dhe kodeksin e ri ProRes për realizim profesional të videove.

LEXO EDHE:  Versioni 89 i Chrome adreson një prej problemeve më të mëdha të shfletuesit

Me prezantimin e teknologjisë 5G vitin e kaluar, kompania ka shtuar këtë vit më antena më të avancuara. Gjithashtu thotë se duke kombinuar softuerin, baterinë dhe çipet e reja, iPhone 13 ka një jetëgjatësi 2.5 orë më shumë ndërsa 13 mini 1.5 orë më shumë.

iPhone 13 mini fillon nga 699 dollarë ndërsa 13 nga 799 dollarë. Vinë në ngjyrë të zezë, artë, argjendtë dhe blu. Është dyfishuar memoria bazë nga 64GB në 128GB.

Në fund modelet e reja iPhone 13 nuk janë ndonjë përditësim masiv sepse Apple kishte ruajtur shumëçka për iPhone 13 Pro siç janë ekrani 120Hz Pro Motion apo kamerat më të avancuara. Telefonët dalin në shitje më 24 Shtator ndërsa porositë fillojnë më 17 Shtator. /PCWorld Albanian