Harduer

iPhone 14 do të jetë ridizajnimi më i madh që prej iPhone X

Nga: PCWorld
Publikuar , 27 Shtator 2021
Ende pavarësisht informacioneve interesante që po qarkullojnë, është ende herët të flasim për detajet e një modeli të ri smartfoni 1 vit përpara. iPhone 14 do të jetë ridizajnimi më i madh që prej iPhone X

Seritë iPhone 13 sapo kanë filluar të godasin dyqanet por nuk ka ndaluar që spekulimet për iPhone 14 të fillojnë.

Analisti dhe autori i mirënjohur i Bloomberg Mark Gurman tha se iPhone 14 do të ketë një ridizajnim të plotë, i pari që prej iPhone X në 2017-ën.

Përditësimi i iPhone 13 ishte shumë modest.

Informacioni i Gurman vjen pas atij të Ming-Chi Kuo i cili tha së fundi se Apple do të eliminonte plotësisht “notch” në 2022 duke filluar me iPhone 14 Pro që vjen me kamër “hole-punch” si shumë telefonë Android.

Sugjerime të tjera flasin për largimin e modelit iPhone mini nga linja e iPhone 14 dhe zëvendësimin e tij me një mode bazë krahas atyre Pro. Është përfolur edhe për rikthimin e Touch ID nën ekran por nuk është e qartë nëse do të ofrohet në 2022.

Ende pavarësisht informacioneve interesante që po qarkullojnë, është ende herët të flasim për detajet e një modeli të ri smartfoni 1 vit përpara. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Tim Cook konfirmon, Apple po punon në një makinë elektrike