Harduer

iPhone 15 ka një surprizë që do të zhgënjejë shumë përdorues

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Dhjetor 2022
Nga ana tjetër iPhone 15 Ultra do tu japë përdoruesve më shumë për paratë që shpenzojnë. Vjen minimalisht me 256GB memorie nga 128GB që është aktualisht. iPhone 15 ka një surprizë që do të zhgënjejë shumë përdorues

Disa informacione rreth iPhone 15 kanë zbuluar tashmë planet ambiciozet për gjeneratën e ardhshme të iPhone. Por së fundi informacione të reja thonë se këto ambicie kanë një çmim të lartë.

Informatori LeaksApplePro zbuloi muajin e kaluar e kostoja e materialeve për prodhimin e iPhone 15 Ultra do të rritet me 100 dollarë.

iPhone 15 Ultra do të jetë emërtimi i ri për iPhone Pro Max. LeaksApplePro thotë se iPhone 15 Ultra do të ketë një çmim prej 1299 dollarësh, një rritje me 200 dollarë krahasuar me iPhone 14 Pro Max dhe është rritja më e madhe brenda një gjenerate gjatë historisë së iPhone.

Do të kushtojë shumë më tepër, madje edhe në SHBA,” shprehej informatori. Rritja e kostove të prodhimit dhe inflacioni, kanë bërë që paratë që kompania ka në bankë të kenë më pak vlerë.

LeaksApplePro u shpreh se nuk kishte informacion për situatën e pajisjeve të tjera. Çmimi i iPhone 15 Ultra është vetëm fillestari dhe mund të shkojë deri në 1799 dollarë për modelin 1TB.

Nga ana tjetër iPhone 15 Ultra do tu japë përdoruesve më shumë për paratë që shpenzojnë. Vjen minimalisht me 256GB memorie nga 128GB që është aktualisht.

Informatori thotë se smartfoni vjen me dy kamera ballore. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kompjuterët Mac të cilët nuk do të mbështeten dhe riparohen më nga Apple