Softuer

iPhone 3G me sistem operativ Android

Publikuar , 07 Maj 2010
0
iPhone 3G me sistem operativ Android

David Wang ishte i pari që tregoi sesi të vendoset Android në një iPhone 2G dhe si mund të shtyhet që pajisja 2G të startojë me dy sisteme operative, me iPhone OS dhe Android.

David ka punuar mjaft shumë për të vendosur Android edhe në iPhone 3G, dhe ka menaxhuar ta arrijë këtë, megjithëse ai thekson se portimi i tij më i fundit është më i vështirë sesa tek iPhone 2G, dhe ai ende ka nevojë që të vë në funksion përkrahjen për zë.

Në videon që po shihni, aty qartë mund të vërehet sesi po funksionon Android në një 3G, dhe David Wang shpreson se do të paraqes më shumë detaje gjatë ditëve të ardhshme në vazhdim, në mënyrë që edhe njerëzit e tjera ta provojnë këtë gjë.

PC World, qendrën e PC World Albanian, mund të lexoni për artikullin e David rreth Android në iPhone 3G dhe gjithashtu aty mund të gjeni edhe një lidhje për të shikuar ueb faqen e tij, ku gjenden edhe detajet e plota për Android edhe në 2G e edhe në 3G. 

LEXO EDHE:  Në Korrik Google Chrome vjen me opsionin e shumë kërkuar

Lajmet e fundit>