Harduer

iPhone 4S debuton në 21 shtete tjera

Publikuar , 18 Dhjetor 2011
0
iPhone 4S debuton në 21 shtete tjera

Pavarësisht që nuk janë dhënë fjalë zyrtare mbi cilat shtete bëhet fjalë, MacRumors ka gjetur disa informata në vende të ndryshme dhe ka ardh me një list ku përfshihen: Bahrain, Brazili, Kili, Izraeli, Egjipti, Jordani, Kuvajti, Malajzia, Maroku, Peru, Filipinet, Katari, Rusia, Arabia Saudite, Afrika e Jugut, Tajvani, Tajlanda, Tunizia, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Vietnami.

Sikurse që është pritur, çmimet shkojnë prej më të shtrejntës (1,405 dollarë për modelin 16GB), në Brazil që në fakt nënkupton vendin ku iPhone 4S shitet më së shtrenjti – falë taksave të tmerrshme për pajisje të këtilla. Modeli 64GB kushton përafërisht sa një Golf 2 në Kosovë, përkatësisht (1,845 dollarë).

iPhone së pari u lansua me 14 tetor në SHBA, Kanada, Australi, Francë, Gjermani, Japoni dhe Britani. Qysh prej asaj kohe ka vazhduar të ecën tutje nëpër tregje të ndryshme dhe tani ka arritur debutim zyrtar në 60 shtete. 

Në datën e lansimit në tetor, iPhone 4S ka arritur të shes katër milion njësi në 72 orë, ndërsa furnzimi nuk ka arritur të kënaq kërkesën si zakonisht.. e me dy tregje të reja e të mëdha si Brazili e India, Apple mund të bëhet gati për përfitime tjera në raportet e saja financiare. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Studentët, rritet interesi për Teknologjinë e Informacionit

Lajmet e fundit>