Harduer

iPhone 4S ka 512 MB RAM

Publikuar , 14 Tetor 2011
0
iPhone 4S ka 512 MB RAM

Burimi i parë dhe më domethënës që tregon që iPhone 4S nuk ka më shumë RAM se sa iPhone 4 është Donald Mustard nga Epic Games, i cili është zhvillues i lojës Inifinity Blade 2.

Pasi që demoja e lojës ishte treguar në ngjarjen e madhe të Apple më 4 tetor për iPhone, Mustard duhet të jetë një burim i besueshëm, pasi që me siguri kishte versione më të hershme të iPhone 4S derisa ne mund të ishim duke folur për veçoritë e telefonit.

“Ende jam i habitur, me iPhone 4S, unë në të vërtet duke punuar me një kamerë 1080p në xhepin tim, me një kamerë tetë mekapiksellë, 64GB hard disk dhe një çip A5 me 512 MB RAM. Ky është një kompjuter mjaft i fuqishëm, apo jo? Kjo do të na e mundësojë neve që t’i bëjmë disa gjëra vërtet të mahnitshme për gejming,” publikoi Mustard.

Disa përdorues mund të jenë të zhgënjyer me këtë informacion, pasi që kundërshtarët e iPhone 4S, si Samsung Galaxy S2, Motorola Atrix 4G dhe HTC Evo 3D tashmë vijnë me 1GB RAM./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Trump nuk ja ka idenë kush është Assange e as WikiLeaks

Lajmet e fundit>