Analiza

iPhone 5: A do të kushtojë vërtetë 800$?

Publikuar , 04 Gusht 2012
0
iPhone 5: A do të kushtojë vërtetë 800$?

Ky është thashethemi më i fundit që po qarkullon aktualisht në Twitter.

Dy temat që lidhen me këtë thashethem janë: #800dollarsforaniPhone” dhe “iPhone 5 $800″.

Megjithatë, shumë përdorues i kanë marrë me sportivitet këto fjalë dhe kanë filluar të bëjnë humor nëpër profilet e tyre:

“Me 800$ bën mirë të më zgjidhë detyrat e shtëpisë… dhe të më tregojë gjithë punën” – Timotheus Harper

“Për 800$ shpresoj që të mos thyhet sa herë të më bjerë nga dora” – John Da Kid

Ende nuk dihet origjina e këtij thashethemi. Sipas IBTimes, tek gamenguide.com gjendet një foto që supozohet se është e iPhone 5 dhe çmimi varion nga 800 – 1050 $.

Sigurisht që Apple vazhdon të mos japë asnjë detal lidhur me versionin e ri të smartfonit.

Kompania nuk ka konfirmuar ende edhe një numër të madh raportimesh të ditëve të fundit që thonë se prezantimi i tij do të bëhet më 12 shtator.

Një iPhone prej 800$ do të ishte ngritje e menjëhershme e çmimit. Aktualisht, iPhone 4S me memorje 64GB kushton 399 $. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Apple lançon iOS 13.1.2

Lajmet e fundit>