Harduer

iPhone 5 i ndërtuar me “liquidmetal”

Publikuar , 21 Prill 2012
0
iPhone 5 i ndërtuar me “liquidmetal”

Materiali i njohur si “liquidmetal” nuk është në fakt lëng. Ishte zbuluar në vitin 1992 në Institutin e Teknologjisë së Kalifornisë dhe është i ndërtuar nga titani, nikeli, bakri dhe zirkoniumi. Materiali rezultues është mjaft i fortë, i lehtë dhe thuhet që kur preket është i ndjeshëm si lëngu ose xhami; nga edhe vjen emri.

Liquidmetal është përdorur në pajisje të llojllojshme elektronike deri tani për shkak të vetive të tij të veçanta: është mjaft i durueshëm, e ka butësinë e plastikës , është rezistues ndaj gërvishtjeve dhe i lehtë për t’u prekur. SanDisk e përdori atë për njërin nga disqet e veta flash Cruzer USB dhe MP3 lëshuesit Sansa, e po ashtu edhe në telefona të caktuar Vertu nën ombrellën e Nokias.

Materiali është përdorur në stoli, pajisje mjekësore, gjëra sportive si shkopinjtë në golf dhe madje në telefona për antena, rafte etj., që nga viti 2003 kur skuadra e Institutit të Teknologjisë së Kalifornisë organizoi një ndërmarrje për ta vendosur atë në treg nën Liquidmetal Technologies./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  OnePlus ngelet pas në garën e 5G, prezanton një prototip

Lajmet e fundit>