Harduer

iPhone 5 më i madh dhe më i hollë se iPhone 4S

Publikuar , 05 Gusht 2012
0
iPhone 5 më i madh dhe më i hollë se iPhone 4S

Të gjitha shenjat janë duke treguar për një iPhone 5 më të madh dhe më të hollë. Një video e lëshuar gjatë ditës së premte nga iPhone5Parts.net krahason paraqitjen për iPhone 4 me atë se çfarë mendohet të jetë modeli për gjeneratën e ardhshme të telefonit.

I siguruar nga “burime të besueshme”, gjëja e parë që mund të vëreni në këtë video është që ekrani i supozuar i iPhone 5 është më i gjatë se sa ekrani i versionit 4S të pajisjes iPhone. Ekrani i pajisjes së ardhshme iPhone është 4.065 inç, në krahasim me 3.61 inç sa ishte në iPhone 4S.

Ekrani gjithashtu braktis raportin mes anëve të iPhone, duke e zhvendosur atë nga 4:3 në 16:9.

Sipas videos, përveç që vjen si më i madh, ekrani është gjithashtu 10% më i hollë se iPhone 4S, derisa ende është në gjendje që t’ju rezistoj gërvishtjeve.

Duke qenë në linjë me thashethemet e kaluara, kamera e përparme në telefon do të ripozicionet në të djathtë mbi kufje në telefon në vend të anës së majtë ku ndodhet për momentin.

Butoni Home paraqitet edhe më i vogël se iPhone 4S.

iPhone 5 ose “iPhone i ri” pritet të lajmërohet në një ngjarje e cila është përfolur se do të mbahet më 12 shtator. Sipas thashethemeve, telefoni do të lansohet një javë më vonë, më 21 shtator.

iPhone 4S ishte lëshuar më 4 tetor 2011, duke e bërë kështu si të mundshëm lëshimin e gjeneratës së ardhshme të iPhone në fund të muajit shtator, ose në fillim të tetorit –kjo bazuar vetëm sipas ngjarjeve paraprake.

Përveç disa ndryshimeve madhore të jashtme, iPhone 5 pritet të ketë veçori si procesorin më të shpejt dhe lidhjen LTE. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Senatori Amerikan thirrje FBI-së për të hetuar aplikacionin e plakjes FaceApp

Tags >

iPhone 5
Lajmet e fundit>