Lajmet

iPhone 5 në shitje më 21 shtator

Publikuar , 12 Shtator 2012
0
iPhone 5 në shitje më 21 shtator

Dy burime të industrisë mobile thanë për Telegraph që iPhone 5, i cili pritet të lëshohet gjatë ditës së sotme në një ngjarje në San Francisko do të dalë në shitje në Britani nëntë ditë më pas.

Raportet amerikane tregojnë për një lëshim më 21 shtator për iPhone-in e ri në Shtetet e Bashkuara, por ishte e paqaratë nëse lëshimet ndërkombëtare do të shtyhen.

Gjatë javës së kaluar Apple ftoi gazetarët dhe monitoruesit e industrisë në një ngjarje të veçantë në San Francisko.

Në ftesë ishte paraqitur numri 12, duke pasur në hije numrin 5. Në ftesë thuhej: “Është pothuajse këtu.”

Apple nuk zbulon hollësi të produkteve të ardhshme përpara ngjarjeve të veta të posaçme por disa thashetheme për pajisjen e re tashmë janë paraqitur.

Fotografitë që tregojnë pjesë të iPhone-it të ri dhe madje edhe video që tregojnë pajisjen në veprim tashmë janë lëshuar online.

Pajisja e re pritet të jetë më e hollë se iPhone 4S dhe mbase edhe më e gjatë, duke mundësuar kështu posedimin e një ekrani më të gjatë.

Raportet tregojnë që iPhone 5 do të jetë më i shpejtë se paraardhësi i vet, falë RAM-it të rritur dhe që do të posedojë një “dock connector” më të vogël. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Microsoft Teams pasurohet me tre funksione të reja

Tags >

iPhone 5
Lajmet e fundit>