Harduer

iPhone 5C 8G B vjen në 11 shtete evropiane

Publikuar , 17 Prill 2014
0
iPhone 5C 8G B vjen në 11 shtete evropiane

Apple-iPhone-5c-0Smartfoni shumë ngjyrësh i Apple, iPhone 5C padyshim që ka fansat e tij të “çmendur” anë e mbanë botës. Tashmë, ky smartfon do të përhapet edhe në një numër të caktuar shtetesh evropiane.

Qytetarët e Holandës, Italisë, Belgjikës, Suedisë, Republikës Çeke, Irlandës, Portugalisë, Austrisë, Spanjës, dhe Norvegjisë mund të blejnë versionin 8 GB të smartfonit në dyqanet lokale online ose edhe dyqanet fizike të Apple.

Versioni 8GB i iPhone 5C është variant më i lirë, megjithëse përsëri kushton paksa. Kur Apple e lançoi atë në Britani muajin e kaluar, ata i vendosën një çmim prej 717 dollarë (429 Paund). Ndërsa krahasuar me versionin 16 GB, ky version është vetëm 67 dollarë (40 Paund) më i lirë. Por për shumicën kjo gjë nuk është problem dhe po flasim për fansat e “çmendur” të Apple që ndihen mjaft rehat me çmimin. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Apple humbet një ekzekutiv shumë të rëndësishëm

Lajmet e fundit>