Biznes

iPhone 5S dhe 5C hidhen në treg në 35 vende më 25 tetor, në Shqipëri më 1 nëntor

Publikuar , 10 Tetor 2013
0
iPhone 5S dhe 5C hidhen në treg në 35 vende më 25 tetor, në Shqipëri më 1 nëntor

iphone 5scMë 25 tetor, Apple do të lançojë dy iPhone-ët e rinj në 35 tregje. Smartfonët do të hidhen në treg në 16 shtete të tjera në datën 1 nëntor, përfshi edhe Shqipërinë.

iPhone 5S dhe iPhone 5C kanë shitur deri tani mbi 9 milionë njësi në vendet ku kanë qenë të disponueshme dhe brenda dy javëve të ardhshme do të lançohen edhe në këto shtete: Austri, Belgjikë, Bullgari, Kroaci, Republikën Çeke, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Ishujt Francezë, Greqi, Hungari, Irlandë, Itali, Letoni, Liehtenstajn, Lituani, Luksemburg, Makau, Maltë, Hollandë, Zelandë e Re, Norvegji, Poloni, Portugali, Reunion Island, Rumani, Rusi, Sllovaki, Slloveni, Kore e Jugut, Spanjë, Suedi, Zvicër, Tajvan dhe Tailandë. Ndërsa më datën 1 nëntor, iPhone 5S dhe iPhone 5C do të jenë të disponueshme edhe në: Shqipëri, Armeni, Bahrein, Kolumbi, El Salvador, Guam, Guatemalë, Indi, Maqedoni, Malajzi, Meksikë, Moldavi, Mal i Zi, Arabi Saudite, Turqi dhe EBA.

Smartfonët më të fundit nga Apple janë aktualisht të disponueshëm në SHBA, Australi, Kanada, Kinë, Francë, Gjermani, Hong Kong, Japoni, Puerto Riko, Singapor dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Pas datës 1 nëntor ato të jenë të disponueshme në 62 shtete të botës. Për të bërë një krahasim, iPhone 5 vitin e kaluar ishte e disponueshme në 100 shtete të botës deri në fund të vitit 2012. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Shefi i Samsung i quan problemet e Galaxy Fold të "turpshme"

Lajmet e fundit>