Analiza

IPhone 5S dhe 5C përbëjnë 5.5% të numrit total të iPhone-ëve të aktivizuar

Publikuar , 29 Tetor 2013
0
IPhone 5S dhe 5C përbëjnë 5.5% të numrit total të iPhone-ëve të aktivizuar

iphon 5 5csIPhone 5 vazhdon të jetë mbreti i iPhone-ëve, por iPhone 5S dhe 5C po përhapen gjithnjë e më tepër tek përdoruesit.

Sipas Localytics, firmë analitike për pajisjet mobile, modeli 5S përbën 3.8% të numrit total të iPhone-ëve të aktivizuar në mbarë botën, ndërsa modeli 5C zotëron një pjesë të vogël prej 1.7%.

IPhone 5 vërtet qëndron në krye të klasifikimit duke qenë se përbën rreth 40% të numrit total të iPhone-ëve të aktivizuar, por për të arritur në këtë pozicion iu desh një periudhë kohore prej 1 vit.

Japonia është vendi që ka përqindjen më të lartë të iPhone-ëve 5S dhe 5C të aktivizuar duke qenë se ato përbëjnë rreth 10% të numrit total të iPhone-ëve të aktivizuar në këtë shtet. Ndërkohë SHBA renditet në vend të dytë me 6.4%, një rritje e konsiderueshme krahasuar me muajin e kaluar kur kjo vlerë ishte vetëm 2%.

Popullariteti i modelit 5C ndaj modelit 5S ndryshon nga shteti në shtet. Në Gjermani, iPhone 5S përbën rreth 87% të aktivizimeve midis këtyre dy modeleve duke e lënë pas 5C me 13%. Ndërkohë në SHBA 5S përbën 67% të aktivizimeve midis dy modeleve që do të thotë se modelit 5C i takon një pjesë prej 33%.

Për të kompiluar këto të dhëna, Localytics ka marrë në konsideratë më tepër se 40 milion pajisje unike iPhone dhe ka analizuar raportin e aktivizimeve të 5S dhe 5C nga data 20 shtator deri në 25 tetor. (PCWorld Albanian)

ios-phone-pie-chart-global

LEXO EDHE:  Produkti më interesant në Kongresin Mobil Botëror nuk do të jetë telefon

Lajmet e fundit>