Harduer

iPhone 5S do të ketë procesor 31 % më të shpejt se iPhone 5

Publikuar , 27 Gusht 2013
0
iPhone 5S do të ketë procesor 31 % më të shpejt se iPhone 5

iPhone-5SApple pritet që pajisjen e vet të re iPhone 5S ta lëshojë muajin e ardhshëm, e cila pritet që të ketë një dizajn të ngjashëm me iPhone 5, ndonëse do të marrë një procesor më të shpejt dhe më tepër RAM.

Sipas një raporti të fundit, iPhone 5S do të përdorë një procesor Apple A7 që thuhet që do të jetë 31 për qind më i shpejt se sa procesori në iPhone 5. Pajisja po ashtu thuhet që do të vijë me disa lloje të teknologjisë së ndjekjes, ndonëse nuk ka ndonjë hollësi se për çfarë teknologjike më saktësisht po bëhet fjalë.

Muajin e ardhshëm pritet që të marrim më tepër hollësi për iPhone 5S, e po ashtu edhe iPhone 5C dhe iOS 7 të Apple. Është përfolur që pajisja do të tregohet zyrtarisht në një ngjarje për shtyp nga Apple më 10 shator dhe mund të dilë në shitje më 20 shtator. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Microsoft sjell një aplikacion Office për Windows 10, një hub për çdo version të suitës Office

Lajmet e fundit>