Analiza

iPhone 6, Facebook dhe Kim Kardashian, janë termat më të kërkuar në Bing

Publikuar , 03 Dhjetor 2014
0
iPhone 6, Facebook dhe Kim Kardashian, janë termat më të kërkuar në Bing

Bing-TrendsDuke u afruar edhe fundi i këtij viti, Microsoft ka publikuar top listat e kërkimit në Bing dhe deri tani fituesit e vitit si termat më të përdorur janë iPhone 6, Facebook dhe Kim Kardashian. “Po u hedhim një sy njerëzve, momenteve dhe eventeve që i kanë dhënë jetë 2014” shkruante Bing në një postim në blog. Trendet në kërkimet që janë bërë përmes Bing na japin një pamje unike rreth gjërave më të rëndësishme të vitit që po lëmë pas.

Microsoft gjurmon miliarda kërkime gjatë gjithë vitit dhe përgatit lista vjetore të termave më të kërkuar nga një llojshmëri kategorish, përfshi edhe lajmet, pajisjet, aplikacionet, sportet dhe njerëzit e famshëm më të kërkuar. Kur bëhet fjalë për aplikacionet më të kërkuara, Microsoft raportoi se përdoruesit kanë kërkuar informacion për aplikacionin e Facebook më shumë se çdo aplikacion tjetër. Më pas ndjekin Twitter, Instagram, Skype, dhe Vine.

Përsa i përket pajisjeve, Apple 6 lançuar në muajin shtator, qëndronte në top listë. Më pas ndjekin Xbox One, Fitbit, IPad dhe Surface Pro 3. 2014 ishte gjithashtu një vit i madh për sportet. Lista e lajmeve më të kërkuara shfaq në krye kompeticionin global të Kupës së Botës ndjekur nga Super Bowl, aeroplani i humbur i Malaysia Airlines, lojërat olimpike të dimrit dhe grupi terrorist ISIS.

Përsa u përket njerëzve më të kërkuar, vetëm një mashkull qëndronte në listën e pesë më të kërkuar. Vitin e shkuar personi më i kërkuar ishte Beyonce, ndërsa tani gjendet pas Kim Kardashian. Këngëtarët Miley Cyrus dhe Katy Perry qëndronin në vendet tre dhe katër respektivisht, ndërsa Justin Bieber mbyll këtë listë. Lista e termave më të kërkuar në Bing mund të gjendet këtu. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Apple redukton prodhimin e iPhone XS, XS Max dhe XR

Lajmet e fundit>