Harduer

iPhone 8 do të ketë një skaner optik të shenjave të gishtërinjve vendosur mbi ekran

Publikuar , 26 Maj 2017
0
iPhone 8 pritet të jetë një ndryshim radikal jo vetën në funksionalitet por edhe pamje me materiale ndërtimi prej çeliku dhe xhami. iPhone 8 do të ketë një skaner optik të shenjave të gishtërinjve vendosur mbi ekran

Një raport i ri nga Economic Daily News tregon se iPhone 8 do të përdorë një teknologji optike për skanerin e shenjave të gishtërinjve ku përdoruesit mjafton të vendosin gishtin e tyre direkt mbi ekranin OLED dhe të shkyçin telefonin.

Gjithashtu raporti i ekranit do të ndryshojë nga 16:9 në iPhone 7 në 18.5:9 si dhe janë përfshirë sensorë infrared të cilët krijojnë mundësi për implementimin e teknologjive të tjera si realitetit virtual dhe i shtuar.

iPhone 8 pritet të jetë një ndryshim radikal jo vetën në funksionalitet por edhe pamje me materiale ndërtimi prej çeliku dhe xhami. Ekrani do të shkojë në 5.8 inç për modelin Plus ndërsa varianti standard do të ngelet 4.7 inç sipas raportit.

Së fundi mbase edhe detaji më interesant është integrimi i një butoni qëndror elegant dhe virtual mbi ekranin e telefonit. Çipi i ardhshëm i Apple, A11 do të prodhohet nga TSMC. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja sesi Samsung ka planifikuar të riparojë problemin e Galaxy Fold

Lajmet e fundit>