Harduer

iPhone e 2020-ës do të kenë teknologjinë që flagshipët Galaxy S10 e ofron sot

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 05 Shtator 2019
0
Apple vendosi të hiqte Touch ID dhe të shmangte skanerët e shenjave të gishtërinjve nën ekran në favor të Face ID. iPhone e 2020-ës do të kenë teknologjinë që flagshipët Galaxy S10 e ofron sot

Ndërsa rivalët si Samsung dhe Huawei shesin prej kohësh telefonë të cilët kanë skanerë të shenjave të gishtërinjve nën ekran ndërsa Apple është mbështetur tek teknologjia Face ID për sigurimin e iPhone që prej modelit X.

Por e gjitha mund të ndryshojë së shpejti raportoi Bloomberg. Kompania thuhet se po ndërton një teknologji të skanerëve nën ekran të cilët do të funksionojnë në koordinim me Face ID.

Skanerët e shenjave të gishtërinjve përpara telefonit janë më të përshtatshëm sesa ato në pjesën e pasme.

Megjithatë me telefonët modernë të cilët kanë ekrane që mbulojnë thuajse tërësisht pjesën frontale të telefonit, sensorët që kanë qenë në pjesën e përparme ose duhet të vendosen nën ekran ose të zhvendosen pas telefonit.

Apple vendosi të hiqte Touch ID dhe të shmangte skanerët e shenjave të gishtërinjve nën ekran në favor të Face ID.

Javën e ardhshme Apple të lançojë iPhone e rinj të cilët do të kenë gjithashtu sensorë të rinj Face ID.

Ndër të tjera do të sjellë edhe performancë më të lartë, rezistentë ndaj ujit të përmirësuar, xham ekrani më cilësore dhe fotografi më të mirë në dritë të paktë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  LG shtyn debutimin e telefonit 5G

Lajmet e fundit>