Harduer

iPhone është i pasigurtë edhe kur është i fikur zbulon një studim

Nga: PCWorld
Publikuar , 18 Maj 2022
Hulumtuesit thanë se kishin njoftuar Apple për studimin e tyre por përfaqësuesit e kompanisë asnjëherë nuk u përgjigjen. iPhone është i pasigurtë edhe kur është i fikur zbulon një studim

Kur fikni iPhone, në të vërtetë nuk është i fikur plotësisht. Çipet brenda pajisjes vazhdojnë të funksionojnë duke bërë të mundur lokalizimin dhe identifikimin e një pajisje të humbur përmes funksionalitetit Find My.

Por hulumtuesit kanë gjetur një mënyrë për të abuzuar me këtë mekanizëm që mban telefonin “gjithmonë ndezur” për të aktivizuar maluerë edhe kur iPhone duke i fikur.

U zbulua se çipi Bluetooth i iPhone shumë i nevojshëm për funksionimin e Find My, nuk ka një mekanizëm dixhital verifikimi e as enkriptimi. Akademikët e Universitetit Teknik të Darmstadt në Gjermani kanë arritur të shfrytëzojnë këtë dobësi për të aktivizuar firmware të infektuar dhe gjurmuar vendndodhjen e telefonit të përdoruesve edhe kur është i fikur.

Videoja e paraqitur ilustron disa prej mënyrave sesi sulmi funksionon. Përveç aktivizimit të maluerëve kur iPhone është i fikur, dobësia mund të përdoret për të operuar maluerë në fshehje të plotë.

Hulumtuesit thanë se kishin njoftuar Apple për studimin e tyre por përfaqësuesit e kompanisë asnjëherë nuk u përgjigjen.

Low Power Mode (LPM) është një teknologji e zhvilluar nga Apple që mundëson funksionalitetet e sigurisë si Find My për lokalizimin e pajisjeve të vjedhura. Por hulumtimi i fundit zbulon një thikë me dy tehe që preh kohësh ka qëndruar aty pa dijeninë e askujt. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Edhe Google heq ushqyesit nga kutia e smartfonëve