Harduer

iPhone i 2019 do të ketë një teknologji që Galaxy S10 e ofron tashmë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Mars 2019
0
Sipas një raporti të fundit që vjen nga blogu Japonez, iPhone i ardhshëm i Apple mund të përfshijë këtë funksion. iPhone i 2019 do të ketë një teknologji që Galaxy S10 e ofron tashmë

Huawei dhe Samsung së fundi prezantuan një funksion shumë intrigues me flagshipët e tyre të fundit.

Është mundësia për të karikuar pajisje të tjera përfshirë këtu aksesorë përmes valëve wireless.

Sipas një raporti të fundit që vjen nga blogu Japonez, iPhone i ardhshëm i Apple mund të përfshijë këtë funksion.

Blogu citon furnizuesit Kinezë të Apple dhe mbështet një raport të mëhershëm të analistit Ming-Chi Kuo i cili tha se iPhone i 2019 do të fitojë një veçori të tillë së bashku me kamera të përmirësuar dhe bateri më të mëdha.

Sajti gjithashtu thotë se iPhone do të ketë një kabëll të ri karikimi dhe portë 18-vat që iPad Pro e ofron edhe pse nuk do të ketë teknologjinë USB-C.

Karikimi wireless me anë të baterisë së një iPhone do të ishte shumë i dobishëm sidomos me debutimin e gjeneratës së dytë të kufjeve wireless AirPods.

Nëse implementohet edhe ora inteligjente Apple Watch me shumë gjasa do të karikohet nga bateria e iPhone. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Më 15 Tetor në Startup Grind vjen Mobiliteti i Vitit në edicionin e 5-të të ICT Awards Albi Zhulali

Lajmet e fundit>