Harduer

iPhone i ardhshëm që do blini me shumë gjasa është prodhuar në Indi

Nga: PCWorld
Publikuar , 24 Korrik 2020
0
Konkretisht kompania ka nisur prodhimin e iPhone 11 në Indi në bashkëpunim me Foxconn. Lajmi u konfirmua edhe nga autoritetet Indiane. iPhone i ardhshëm që do blini me shumë gjasa është prodhuar në Indi

Përballë tensioneve në rritje mes SHBA dhe Kinës, kompanitë kanë filluar të reagojnë dhe Apple bëhet një prej të parëve që nis zhvendosjen e operacioneve jashtë Kinës.

Konkretisht kompania ka nisur prodhimin e iPhone 11 në Indi në bashkëpunim me Foxconn. Lajmi u konfirmua edhe nga autoritetet Indiane.

Apple ka planifikuar të rrisë kapacitetin e prodhimit gradualisht dhe eksportimi i iPhone nga India është pjesë e planeve. Gjithashtu ka raportime se së shpejti një prej prodhuesve kryesorë të telefonë të Apple të nisë procesin e prodhimit të iPhone SE në këtë vend.

iPhone 11 është një prej telefonëve më të shitur të Apple. India është tregu i dytë më i madh në botë i smartfonëve dhe për Apple është një mundësi për të ulur varësinë ndaj Kinës ku ende prodhohen shumica e telefonëve të kompanisë.

Xiaomi, Vivo, Samsung, Oppo dhe OnePlus ka bërë lëvizje të ngjashme në tregun Indian. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telefoni më i shitur për këtë fundvit mund tu surprizojë