Vëzhgim

iPhone i lagur? Apple ju mbulon

Publikuar , 10 Shkurt 2010
0
iPhone i lagur? Apple ju mbulon

Veprimet energjike është vërtetuar se prodhojnë mjaft djersitje për të shkaktuar fikjen e iPhone, duke i mbajtur kështu raportet e konsumatorëve në majën e listave të ankesave (find.pcworld.com/62946). Duke iu shmangur këtyre veprimeve, përsëri nuk e ndihmoni veten; disa thonë se edhe lagështia nga dushi mund të shkaktojë që iPhone juaj të mos funksionojë (find.pcworld.com/62947).

Pavarësisht arsyes për dëmin nga uji, Apple më herët nuk ka qenë shumë i kuptueshëm. Kompania dikur kërkonte nga konsumatorët e ndikuar që të blinin një pajisje të re dhe të fillonin një shërbim të ri kontraktues, duke vendosur kështu një pengesë reale (dhe të kushtueshme) në tërë eksperiencën e të qenët pronar i një iPhone.

Megjithatë, tani kompania e ka ndryshuar tonin. E keni pak si shumë të lagur celularin tuaj? Mos e thani, thotë Apple. Vetëm telefonojini dyqanit tuaj lokal të Apple, caktoni një takim me Genius Bar dhe mund ta zëvendësoni.
Marrëveshja, ashtu si ma shpjegoi një ekspert i Apple Store, është: ju nxirrni 199 dollarë, merrni një model të njëjtë dhe i shmangeni nënshkrimit të një kontrate të re. Celulari mund të jetë i ri apo i riparuar vetëm nëse ai që keni në pronësi nuk funksionon. Për dallim nga strategjia e tyre e mëhershme, ju nuk do të abonoheni për jetën tuaj mobile edhe për dy vite të tjera.

Po të isha në vendin tuaj, do ta mbaja të thatë iPhone-in, pasi për ta evituar këtë gjë ju mund të pajiseni për 350$ me kasën iDive, e cila ju mbron nën ujë deri në 90 metra.

LEXO EDHE:  Pse EOS dhe TRON janë më popullorë sesa Ethereum në aplikacionet e decentralizuara

Lajmet e fundit>