Harduer

iPhone i parë me 5G mund të shtyhet në 2021

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 08 Prill 2019
0
Intel ju përgjigj raportit duke thënë se kompania është e përkushtuar për lançimin e pajisjeve të para konsumatore me çipin XMM 8160 5G në 2020. iPhone i parë me 5G mund të shtyhet në 2021

Me Samsung Galaxy S10 5G, LG G8 5G apo Motorola Moto Z3 që ofrojnë 5G që nga ky vit, shumica e spekulimeve thonë se nuk do të shohim një iPhone 5G deri në 2020.

Megjithatë së fundi një raport i ri thotë se mund të shtyhet për 2021. Raporti vjen nga Fast Company. Sipas burimeve të kompanisë, është faji i Intel për këtë shtyrje dhe problemeve me zhvillimin e modemit XMM 8160 5G destinuar për iPhone 2020.

Nëse Intel nuk arrin dot objektivat e zhvillimit dhe prodhimit të modemit në sasitë që Apple ka nevojë deri në Shtator të 2020-ës, atëherë mund të shtyhet për 2021.

Mos arritja e objektivave nga ana e Intel ka bërë që Apple të humbasë besimin tek kompania dhe të ngelë me 4G deri më 2021, dy vite pasi kompanitë e tjera kanë lançuar tashmë telefonët 5G.

Intel ju përgjigj raportit duke thënë se kompania është e përkushtuar për lançimin e pajisjeve të para konsumatore me çipin XMM 8160 5G në 2020.

Aktualisht Intel është furnizuesi i vetëm i Apple iPhone XS dhe XS Max me modemë 4G pasi gjigandi i iPhone është në një luftë ligjore me furnizuesin e mëparshëm Qualcomm.

Është ky i fundit që ka prodhuar çipin 5G për Galaxy S10 5G. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Gmail arrin në 1.5 miliardë përdorues

Lajmet e fundit>