Vëzhgim

iPhone i ri vetëm 199 dollarë, në SHBA

Publikuar , 04 Nëntor 2008
0
iPhone i ri vetëm 199 dollarë, në SHBA

Habiteni pse iPhone i ri është shumë më lirë se versioni i parë? iPhone i ri, që vjen i pajisur me 3G, GPS dhe me bateri më të mirë, shitet për 199$ për modelet me 8GB hapësirë dhe 299$ për modelet me 16GB hapësirë. Kjo është një zbritje prej 200$ nga çmimet e gjeneratës së kaluar: 399$ për versionin me 8GB dhe 499$ për versionin me 16 GB. Uljet e çmimeve tek produktet teknologjike nuk janë të pazakonta, por janë të rralla kur produktit i shtohen pajisje të reja. Sidoqoft ë, ekspertët thonë se janë disa faktorë që bëjnë të mundur çmimet e reja, të ulëta.

Çmimet dhe Cilësia

Tina Teng, një analiste e specializuar në komunikimet pa tela, nga fi rma iSuppli, beson se çipat 3G dhe GPS të inkuadruar në modelet e reja nuk e kanë shtuar koston e iPhone të ri, por ajo thekson çmimet për pjesët tjera (më së shumti memoria) që kanë pësuar ulje.Sipas nënpresidentit të Gartner Ken Dulaney, edhe teknologjia për valët 3G kushton shumë më lirë se sa ka kushtuar para një viti, pasi shumica e kompanive që prodhojnë çipa për telefona celularë janë duke kaluar në teknologji më të shpejtë. Shtimi i shitjeve ul edhe çmimin. Një faktor tjetër që mund të kontribuojë në uljen e kostove të iPhone të ri është vullneti i Apple për të bërë disa ndryshime në dizajn që ndikojnë në uljen e kostove, duke përfshirë vendimin për të përdorur plastikë në vend të metalit në shtëpizën e telefonit. A do të ndikojë ky vendim në uljen e cilësisë së produktit? Është herët të thuhet. “Për përdoruesit ka rëndësi qëndrueshmëria dhe funksionaliteti”, Th otë Teng. “Jam i sigurt që Apple ka kryer shumë teste për tu siguruar që materialet që janë përdorur do të jenë të
qëndrueshme.”


Më shumë se vetëm shitje e Hardware
Dulaney thotë se ulja e çmimit ka të bëjë më shumë se sa vetëm nga prodhimi i pajisjes, duke theksuar shtesat që pasojnë pas blerjes së telefonit. Në të njëjtë ditën që Steve Jobs prezantoi iPhone, AT&T që është operatori ekskluziv për iPhone në Shtetet e Bashkuara i tha investitorëve se kontrata e vitit 2007 me Apple duhet të ndryshojë. AT&T thotë se do të pësojë një ulje në fi time nga shitjet e iPhone 3G, por shpreson se do të ketë një rritje të fi timit nga shërbimet që kompania do të ofrojë. AT&T po rikthen shitjet tradicionale të telefonave në SHBA, duke paguar që Apple të mbajë të ulët çmimin e iPhone për konsumatorët, me kusht që ata të abonohen për kontrata dy vjeçare. Operatori i telefonisë do të paguajë te Apple një subvencion
për çdo telefon të shitur, me qëllimin e uljes së çmimit të telefonit. AT&T nuk ka specifi kuar shumën e subvencionit, por subvencionet prej 200$ deri 300$ janë të zakonshme në industrinë e telefonave celularë. Paketa e re e telefonit do t’i kushtojë blerësve 10$ më shumë në muaj se sa modeli origjinal që ishte 20$, por çmimi fi llestar për pakot për biznese do të mbetet 45$ në muaj. iPhone 3G u kërkon blerësve të nënshkruajnë një kontratë shërbimi dy vjeçare me AT&T, njësoj si dhe me paraardhësin e iPhone. Shiv Bakhshi, drejtor i hulumtimeve mobile nga IDC, parashikon se “Apple do të kompensojë ndonjë ulje në shitjen e pajisjen nga sasia dhe shërbimet që mendoj se iTunes do të ofrojë”. Sipas Jobs, iPhone është ka shitur 6 milion njësi gjatë vitit të parë. Ky model biznesi nuk do të ishte i mundur as para një viti, thekson Bakhshi. “Kur iPhone u lançua, ishte vetëm me një operator në një shtet. Tani po lançohet në 22 shtete si telefon 3G, duke arritur në 70 shtete deri në fund të vitit.” iPhone u hedh në shitje më 11 korrik. Përveç debutimit në Shtetet e Bashkuara, iPhone do të jetë në treg fillimisht në shumicën e vendeve të Europës Perendimore dhe Veriore, si dhe në Australi, Kanada, Hong Kong, Japoni, Meksiko dhe Zelandë të Re.

LEXO EDHE:  Pse EOS dhe TRON janë më popullorë sesa Ethereum në aplikacionet e decentralizuara

Lajmet e fundit>