Lajmet

iPhone SE: Çfarë mund të kërkojmë më shumë nga një iPhone low-cost

Nga: PCWorld
Publikuar , 01 Korrik 2020
0
iPhone 8 e 2017 është rivitalizuar në 2020 me një reduktim të kostos dhe procesor të teknologjisë së fundit. Kombinimi është potent. iPhone SE: Çfarë mund të kërkojmë më shumë nga një iPhone low-cost

Telefoni më i fundit i Apple ishte një produkt surprizë nga kompania me kosto të ulët që risjell dizajnin klasik dhe sfidon çdo smartfon tjetër të rangut të mesëm.

Me një çmim prej 400 eurosh për modelin bazë 64GB, iPhone SE merr më të mirën e iPhone 11 si procesori dhe softueri, dhe i vendos ato në trupin e një iPhone 8.

Dizajni është thuajse i pandryshuar fare nga iPhone 6, një gjuhë dizajni që daton nga 2016 me butonin Home tradicional dhe performancën e një iPhone të fundit.

Pozicionohet si një forcë e madhe në segmentin e mesëm të dominuar nga smartfonët Android, por me performancën dhe shërbimin më të mirë që mund ta merrni nga një telefon dhe që vetëm Apple e ofron.

Dizajni i iPhone që njohim sot mori rrugë tjetër në 2018-ën. Në 2020 ekrani i iPhone SE është i vogël nga standardet e sotme prej 4.7-inç, por trupi dhe ndërtimi i tij janë me kohën.

Në fund ky smartfon jep më tepër sesa ekrani lë të kuptohet. Përmasat dhe materialet janë të njëjta me iPhone 8. Xham para dhe pas, alumini në anët e tij, skaner të shenjave të gishtërinjve Touch ID, konektor Lightning por pa portë kufjesh 3.5mm dhe Face ID.

Peshon 148 gram, duke e bërë shumë më të lehtë sesa rivalët.

Specifikat e harduerit

  • Ekrani: 4.7-inç Retina HD (LCD) me 326 piksel për inç

  • Procesori: Apple A13 Bionic

  • RAM: 3GB

  • Memorie: 64, 128 ose 256GB

  • Sistemi Operativ: iOS 13

  • Kamera: 12-megapiksel e pasme me stabilizim optik, 7-megapiksel frontale

  • Konektiviteti: esim, LTE, Wi-Fi 6, NFC, Bluetooth 5, Lightning dhe GPS

  • Rezistencë ndaj ujit: IP67 (1metër për 30 minuta)

  • Përmasat: 138.4 x 67.3 x 7.3mm

  • Pesha: 148 gram

Performancë të barbartë me iPhone 11

iPhone SE ka procesorin e iPhone 11, Apple A13 Bionic dhe performon njëlloj. Kjo do të thotë se edhe në vitet që do të vinë, iPhone SE mbetet konkurrues në këtë aspekt.

LEXO EDHE:  Një kompani e teknologjisë blockchain sapo u vlerësua me 10 miliardë dollarë

Kushton vetëm 400 euro dhe në këtë kategori nuk njeh rival në performancë. Por kjo performancë na kushton baterinë. Bateria qëndron vetëm 27 orë mes dy karikimeve, mjaftueshëm për të mbërritur mbrëmjen në shtrat, ose një orë më tepër sesa iPhone 8 dhe tetë orë më pak se iPhone 11.

Karikimi i iPhone SE me adapterin 5W është proces i dhimbshëm. Arrin 55% pas 60 minutash dhe duhen 2 orë e 45 minuta për të mbërritur në 100%.

Smartfoni ka edhe teknologjinë e karikimit wireless por nuk është zgjidhja më e mirë për të karikuar telefonin shpejtë. Me iOS 13, telefoni mëson nga sjelljet e përdoruesit sesi karikon smartfonin dhe dërgon baterinë deri në 80% dhe pret derisa të bëheni gati për të marrë smartfonin dhe më pas karikon pjesën tjetër.

iOS 13

iPhone SE vjen nga kutia me iOS 13.4.1, të njëjtin version të iOS i instaluar në modelet e shtrenjta iPhone 11.

Diferenca kryesore mes iOS të iPhone SE dhe telefonëve të shtrenjtë është kontrolli përmes gjesteve. iPhone SE ka butonin fizik që vjen me Touch ID i cili kryen të gjitha funksionet me gjeste të iPhone 11.

Do të merrni Dark Mode, privatësi më të mirë dhe menu të pastruar të opsioneve të shpejta. Ajo që e dallon një produkt të Apple nga të tjerët është padyshim mbështetja afro 5 vite. Më të mirët e rivalëve të Apple mund ti afrohen 4 viteve por kjo vetëm për flagshipët dhe jo modelet me kosto të ulët si iPhone SE.

Apple ofron 5 vite suport për çdo smartfon të saj.

Kamera

iPhone SE ka një kamër të pasme 12-megapiksel e cila është identike me kamerën e iPhone 8 por me fuqinë softuerike të iPhone 11. Kombinimi është me të vërtetë i mirë.

LEXO EDHE:  Tastiera virtuale që duhet të përdorni në smartfonin tuaj

Në dritë të bollshme është e vështirë të tregosh diferencën e një fotoje bërë me iPhone SE dhe iPhone 11 Pro, një smartfon që kushton dyfishin e tij. Imazhet janë të balancuara mirë me detaje të shumta dhe ngjyra të sakta. Në dritë të mesme imazhet e iPhone SE fillojnë e humbasin cilësi. iPhone SE nuk ka Apple Night Mode por ka Portrait Mode. Videot mund të regjistrohen me 60fps në 4K.

Në terësi kamera mundet vetëm nga Google Pixel 3A. Kamera selfie është po ashtu cilësore duke prodhuar detaje të larta dhe foto të ekspozuara siç duhet në dritë të mjaftueshme.

Vlen të theksohen

  • Ndjesia haptike është fantastike në iPhone SE
  • Nuk ka adapter për kufjet në kuti por ka kufjet Lightning EarPods
  • Altoparlantët stereo janë shumë cilësor
  • Nuk hapni dot panelin e njoftimeve duke mbajtur të shtypur në lockscreen siç bëni me çdo iPhone tjetër.
  • iPhone SE është tejet i vogël për disa mbajtëse të karikimit wireless

Çmimi

iPhone SE shitet në tre ngjyra, zezë, bardhë dhe kuqe me çmim prej 400 eurosh për modelin 64GB, 450 euro për modelin 128GB dhe 549 euro për modelin 256GB.

Për krahasim iPhone 11 kushton 700 euro për modelin 64GB, 749 euro për modelin 128GB dhe 849 euro për modelin 256GB. Google Pixel 3a kushton 300 euro, OnePlus 8 600 euro dhe Galaxy S20 800 euro.

Verdikti

Zakonisht kur përmendet Apple gjëja e fundit që të shkon në mendje është vlera, por iPhone SE është e kundërta.

iPhone 8 e 2017 është rivitalizuar në 2020 me një reduktim të kostos dhe procesor të teknologjisë së fundit. Kombinimi është potent. Ju merrni një iPhone të vërtetë për kosto disa herë më të ulët.

LEXO EDHE:  Google do ti paguajë publikuesit në disa vende Evropiane

Dizajni është i vjetër por lehtësisht i menaxhueshëm për një smartfon të kësaj madhësie. Ekrani i mirë, bateri e mirë, kamera cilësore, teknologji karikimi wireless, rezistentë ndaj ujit dhe cilësi e lartë ndërtimi.

Qershia mbi tortë është padyshim procesori A13 dhe softueri lider i industrisë që është iOS me të paktën 5 vite mbështetje. Me pak fjalë mund të blini një iPhone SE dhe ta përdorni për 5 vitet e ardhshme me një nivel cilësie dhe performanca të pakontestuar.

Nuk është perfekt sepse i mungojnë ca tipare si Face ID, jetëgjatësia e lartë e baterisë dhe porta e kufjeve 3.5mm. iPhone SE është telefoni për tu blerë për ata njerëz që thjeshtë duan një smartfon funksional jo shumë i madh dhe që jeton gjatë. /PCWorld Albanian

Specifikimet e Harduerit
Ekrani

4.7-inç Retina HD (LCD) me 326 piksel për inç

Procesori

Apple A13 Bionic

RAM

3GB

Memorie

64, 128 ose 256GB

Sistemi Operativ

iOS 13

Kamera

12-megapiksel e pasme me stabilizim optik, 7-megapiksel frontale

Konektiviteti

esim, LTE, Wi-Fi 6, NFC, Bluetooth 5, Lightning dhe GPS

Rezistencë ndaj ujit

IP67 (1metër për 30 minuta)

Përmasat

138.4 x 67.3 x 7.3mm

Pesha

148 gram

Avantazhet - Çmim i Ulët, - 5 vite versione të reja iOS, - A13 Bionic, - Karikim Wireless, - Kamera e mirë, - Performancë e lartë, - I lehtë për tu mbajtur, - Rezistent ndaj ujit, - Touch ID, - Vlera e madhe,
Disavantazhet - Jetëgjatësia e baterisë, - Ska portë kufjesh 3.5mm, - Ska kamër zmadhimi, - Ska Face ID, - Dizajn i vjetër, - Karikim i ngadaltë,