Harduer

iPhone-t e 2020-ës janë arsyeja pse nuk duhet të blini një iPhone këtë vit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Qershor 2019
0
Modeli iPhone XR i 2020-ës do të mbetet 6.1-inç e madje nuk do të ketë 5G përpara 2021. Një ekran “punch-hole” është përfolur për modelet e 2020-ës. iPhone-t e 2020-ës janë arsyeja pse nuk duhet të blini një iPhone këtë vit

Për Apple, gjërat po ecin me shpejtësi. Menjëherë pas lajmeve se çdo version i iOS mund të hakohet, një lëvizje e cila kërcënon 1.4 miliardë iPhone dhe iPad në mbarë botën, tashmë e dimë se nuk ekziston më një arsye e fortë për të blerë një iPhone të ri në 2019.

Insajderi i njohur i industrisë Ming Chi Kuo zbuloi planet më të fundit të Apple për iPhone 2020-ës për Forbes në përpjekje për të eliminuar këto shqetësime.

Ajo që Kuo zbulon është se 2020-ta do të jetë viti kur Apple do tu sjellë besnikëve atë që do ta shtojë edhe për këtë vit.

Kuo thotë se iPhone e 2020-ës do të kenë konektivitet të vërtetë 5G diçka që modeleve të 2019-ës do tu mungojë.

Për më tepër Kuo thotë se 2020-ta do të jetë viti kur të shohim Apple të sjellë ndryshimin e parë madhor në dizajn të iPhone që prej iPhone X.

Apple do të ndryshojë madhësitë e modeleve premium duke tkurrur modelin 5.8-inç në 5.4-inç dhe rritur modelin 6.5-inç në 6.7-inç. Kështu blerësit do të kenë në duart një telefon xhepi të fuqishëm që prej iPhone SE.

Modeli iPhone XR i 2020-ës do të mbetet 6.1-inç e madje nuk do të ketë 5G përpara 2021. Një ekran “punch-hole” është përfolur për modelet e 2020-ës.

Në kontrast modele e 2019-ës të iPhone janë pak më shumë sesa ato që kemi parë vitin e kaluar, thuajse një tjetër “S.”

Ata do të jenë gjenerata e tretë e cila do të duket identik me iPhone X. Po nëse me patjetër duhet të blini një iPhone të ri në 2019-? Atëherë ngushëllimet tona sepse ne edhe sikur të ngeleshim pa një telefon nuk do ta blinim një iPhone këtë vit.

LEXO EDHE:  Epoka e artë e iPhone po mbaron

Janë disa benefite që po vinë në 2019-ën si kamera më të mira, një bateri më të madhe e madje edhe USB-C por përtej kësaj asgjë që ja vlen të përmendet. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>