Harduer

iPhone-t e rinj sjellin teknologjinë e-SIM por vetëm nënte vende e ofrojnë këtë shërbim

Publikuar , 14 Shtator 2018
0
Kartat elektronike eliminojnë nevojën për një fole fizike për katat SIM. Përkundrazi ato janë karta SIM të integruara dhe mjafton që operatori të ofrojë mbështetje për teknologjinë. iPhone-t e rinj sjellin teknologjinë e-SIM por vetëm nënte vende e ofrojnë këtë shërbim

Modelet e reja iPhone XS dhe XS Max vinë me dy karta SIM. Në Kinë ky konfigurim ofrohet përmes dy kartave fizike ndërsa jashtë Kinës njëra prej tyre është e-SIM.

Por vetëm nëntë vende të botës ofrojnë mbështetje për këtë teknologji dhe ato janë: Austria, Kanadaja, Kroacia, Republika Çeke, Gjermania, Hungaria, India, Spanja, Britania dhe SHBA-ja.

Kartat elektronike eliminojnë nevojën për një fole fizike për katat SIM. Përkundrazi ato janë karta SIM të integruara dhe mjafton që operatori të ofrojë mbështetje për teknologjinë.

Fillimisht kjo teknologji u soll tek Apple Watch Series 3 duke hedhur mundësinë që iPhone do të jetë destinacioni i radhës.

Ndërsa adoptimi global i e-SIM është i vogël, lançimi i pajisjeve me këtë teknologji mund ti detyrojë operatorët ta adoptojnë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Njihuni me modelin buxhetor të Galaxy S10

Lajmet e fundit>