Harduer

iPhone XR është iPhone 9 e munguar

Publikuar , 28 Tetor 2018
0
iFixit ka të njëjtin bord logjik me iPhone X me përjashtim të procesorëve dhe komponentëve të rinj të këtij viti. iPhone XR është iPhone 9 e munguar

A mund të jetë modeli buxhetor i iPhone-ve të këtij viti, iPhone 9 e munguar?

Kështu mendon iFixit pasi hapi telefonin nga çdo cep i tij për të parë çfarë gjendet në brendësi.

iFixit ka të njëjtin bord logjik me iPhone X me përjashtim të procesorëve dhe komponentëve të rinj të këtij viti.

Bateria e cila tek iPhone XS është në formë “L-je” tek iPhone XR është bateri teke.

Kamerat janë po të njëjtat e madje dhe çipi wireless i cili nuk ka LTE Gigabitëshe si vëllai i madh iPhone XS.

Ajo që çuditi ekipin e iFixit është certifikimi kundër ujit dhe pluhurit. Ata nuk arritën të dallonin ndonjë diferencë në izolimin e iPhone XS dhe iPhone XR ku i pari është IP68 dhe i dyti iP67.

Për më tepër ndiqni videon e iFixit mëposhtë. /PCWorld Albanian

 

LEXO EDHE:  Apple tërheq nga tregu disa modele të vjetra MacBook Pro

Lajmet e fundit>