Harduer

iPhone XS dhe XS Max në qendër të kritikave për rrjetet celulare, Wi-Fi dhe baterinë

Sep 26 2018
0 Shpërndarje
Sipas disa testimeve të bëra nga Tom’s Guide, bateria e iPHone XS dhe XS Max konsumohej në 9 orët e 41 minuta për modelin me ekran të vogël dhe 10 orë e 38 minuta për modelin me ekran më të madh. iPhone XS dhe XS Max në qendër të kritikave për rrjetet celulare, Wi-Fi dhe baterinë

Telefoni më i shtrenjtë dhe më i përfolur i Apple, iPhone XS, doli në shitje në mbarë botën të Premten e kaluar dhe pas disa ditësh përdoruesit kanë filluar të raportojnë zhgënjimet e para.

Ankesat kanë të bëjnë me jetëgjatësinë e baterisë dhe performancës e rrjeteve celulare dhe Wi-Fi.

iPhone XS dhe XS Max kanë bateri më të mëdha se paraardhësi por gjithashtu kanë ekrane më të mëdha, procesorë më të fuqishëm dhe çipe më të shpejta të cilat konsumojnë më shumë bateri.

Sipas disa testimeve të bëra nga Tom’s Guide, bateria e iPhone XS dhe XS Max konsumohej në 9 orë e 41 minuta për modelin me ekran të vogël dhe 10 orë e 38 minuta për modelin me ekran më të madh.

Kjo performancë baterie as që krahasohet me telefonët Android si Huawei P20 Pro, Google Pixel 2 XL, Samsung Galaxy Note 9 dhe OnePlus 6.

Ankesat kanë vijuar në Reddit për rrjetin celular dhe fuqinë e sinjalit 5Ghz në Wi-Fi.

Apple ende nuk ka komentuar asnjë prej raportimeve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>