Harduer

iPhone XS Max po shitet 3-4 herë më shumë sesa iPhone XS

Sep 25 2018
0 Shpërndarje
Aktualisht ka një mungesë të modelit 512GB sepse vetëm Samsung mund të prodhojë këto çipe. iPhone XS Max po shitet 3-4 herë më shumë sesa iPhone XS

Sipas të dhënave të para nga analisti i njohur i Apple Ming Chi Kuo, shitjet e iPhone XS Max janë disa herë më të larta sesa modeli me ekran më të vogël iPhone XS.

Kuo u shpreh se modeli 6.5-inç është shitur 3-4 herë më shumë sesa XS gjatë javës së inaugurimi.

“iPhone XS Max në ngjyrë gri dhe të artë janë më popullorët si dhe modelet 256GB,” tha Kuo.

Aktualisht ka një mungesë të modelit 512GB sepse vetëm Samsung mund të prodhojë këto çipe.

Kërkesa e lartë për XS Max nuk duhet të jetë surprizë sepse modeli 5.8-inç nuk përbën ndryshim të madh krahasuar me iPhone X të vitit të kaluar.

Ndërsa të dy modelet janë të përafërt në specifika, ekrani më i madh i XS ju kushton përdoruesve vetëm 100 dollarë më tepër.

Gjithashtu sipas Kuo kërkesa për Apple Series 4 është më e lartë sesa pritej. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>