Harduer

iPhone 4 debuton në 17 shtete tjera

Publikuar , 26 Korrik 2010
0
iPhone 4 debuton në 17 shtete tjera

Apple ka bërë të ditur sot se iPhone 4 do të lansohet në 17 tregje tjera ndërkombëtare duke filluar prej datës 30 korrik, dhe në këtë mënyrë do të shtohet prania e këtij celulari edhe në shtete tjera ndërkombëtare si dhe natyrisht shtohen edhe të hyrat e Apple.

Shtetet që do të përfitojnë iPhone 4 këtë javë janë Australia, Austria, Belgjika, Kanada, Danimarka, Finlanda, Hong Kongu, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Zelanda e Re, Singapori, Spanja, Suedia dhe Zvicrra. Këto tregje përfshijnë disa prej tregjeve më të mëdha të Apple, megjithëse kompania nuk ka bërë të ditur çmimin lokal.

iPhone momentalisht ofrohet në SHBA, Francë, Gjermani, Japoni dhe Birtani të Madhe, por Apple ka theksuar se planifikon të shpalos iPhone 4 “edhe në shumë shtete tjera” më vonë gjatë këtij viti. Apple gjithashtu ka lansuar edhe tabletin iPad në nëntë shtete shtesë, me 23 korrik të këtij viti.

LEXO EDHE:  Samsung prezanton zyrtarisht Galaxy S10 dhe S10 Plus, fillojnë nga 899 dollarë

Lajmet e fundit>