Harduer

iPhone 4 i bardhë, në fund të vitit!

Publikuar , 23 Korrik 2010
0
iPhone 4 i bardhë, në fund të vitit!

Por sot ata kanë bërë të ditur një deklaratë tjerët përmes së cilës ata bëjnë të ditur se iPhone 4 i bardhë do të vonohet sërish. Ata nuk kanë dhënë ndonjë datë të saktë të paraqitjes së iPhone 4 të bardhë, por vetëm kanë thënë se do të lansohet rreth fundit të këtij viti.

“Modelet e bardha të Apple iPhone 4 të bardh kanë vazhduar të jenë më sfiduese për prodhuesin sesa që kemi pritur, dhe si rezultat i kësaj ata nuk do të jenë të gatshëm për treg deri në fund të këtij viti. Kjo nuk do të ndikojë në versionin e zi të iPhone 4” u tha në deklaratë.

Apple siç po shihet ende janë duke u përballur me probleme rreth prodhimit të iPhone 4 të bardhë, dhe shpjegimi i mëparshëm të cilin e kemi postuar edhe këtu në PCWorld Albanian ka qenë se ngjyra që do të vendoset mbi xham është duke shkaktuar problemet më të mëdha për prodhuesin.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme Apple ka bërë të ditur lansimin e programit pë mbështjellës pa pagesë për iPhone 4. E tërë procedura do të kryhet përmes një aplikacioni të dedikuar në celularë. Në momentin që aplikohet për një mbështjellës, ai do të dërgohet brenda 3 deri në 5 javë tek konsumatori. Ky mbështjellës do të ofrohet për të zgjidhur problemin me sinjal tek Apple iPhone 4 që ka ndikuar mjaft keq në reputacionin e kësaj kompanie dhe gjithashtu ka shkaktuar mjaft analiza negative nga shumë përcjellës të industrisë.

LEXO EDHE:  Apple Watch përbën gjysmën e orëve inteligjente të shitura

Lajmet e fundit>