Siguri

iPhone “jailbreake”, nuk paraqet shkelje të ligjit

Publikuar , 27 Korrik 2010
0
iPhone “jailbreake”, nuk paraqet shkelje të ligjit

Kjo do të thotë se pronarët e celularëve të mençur do të jenë në gjendje të “hack” celularët e tyre, një proces që njihet si “jailbreaking”, në mënyrë që të vëjnë në funksion aplikacione dhe softuer tjerë pa miratimin e krijuesit të celularit.

Ata do të jenë në gjendje që gjithashtu do ndryshojnë edhe ofruesin e shërbimeve, që do të thot se konsumatorët janë të lirë të zgjedhin cilindo rrjet që dëshirojnë, pavarësisht nëse krijuesi i pajisjes ka nënshkruar një marrëveshje ekskluzive me një operator mobil.

Ky vendim është marr nga zyra e të drejtave autoriale në SHBA, që është një degë e Library of Congres, dhe ka qenë rezultat i një fushate nga Electronic Frontier Foundation, që lobon për liri të shprehjes online dhe inovacione teknologjike. Ajo ka kërkuar ndryshimin e një ligji të vendosur në vitin 1998, që e bënë ilegal për një përdorues të celularëve tejkalimin teknik të mbylljeve në pajisjet e tyre.

James Billington, Librarian of Congress, ka thënë se pronarët e celularëve që bëjnë “jailbrake” nuk do të jenë subjekt i “ndjekjeve penale”. Por Apple në anën tjetër ka theksuar se “jailbreake” dëmton rëndë përvojën në iPhone, dhe mund të shkaktojë që pajisja të bëhet jo stabile dhe të mos punojë si duhet. Kompania gjithashtu ka theksuar se përdoruesit që bëjnë “jailbrake” nuk kanë të drejtën e garancionit mbi pajisjen, pavarësisht vendimit nga autoritetet amerikane.

Gjithashtu krijuesit e fushatës për liri të internetit kanë përshëndetur vendimin e ditës së sotme.

Anembanë botës ka miliona përdorues të iPhone që veçse e kanë bërë “jailbreake” në mënyrë që të kenë lirin e zgjedhjes së operatorit, dhe të njëjtën gjë e kanë bërë edhe në Kosovë e Shqipëri, për shkak se Apple nuk ka ndonjë partneritet ekskluziv për të shitur iPhone apo produkte tjera me ndonjë operator në këto shtete.

LEXO EDHE:  Bosi i Apple bën thirrje për ligje më të forta për mbrojtjen e privatësisë së përdoruesve

Si rrjedhojë e kësaj adhuruesit e iPhone në këto tregje kanë qenë në një far frome të detyruar për të bërë “jailbrake” dhe për të shfrytëzuar iPhone-in me cilindo operatorë që dëshirojnë.

Lajmet e fundit>