Softuer

iPhone më në fund do të përkrah MMS edhe për AT&T

Publikuar , 03 Shtator 2009
0
iPhone më në fund do të përkrah MMS edhe për AT&T

AT&T të martën bëri të ditur se mesazhet multimediale që janë pritur mjaft shumë, do të paraqiten në pajisjen e Apple në SHBA, duke filluar prej 25 shtatorit. iPhone 3G S dhe iPhone 3G do të përkrahin shërbimin, por pronarët e iPhone origjinal do të humbasin rastin për shkak se pajisja ka mungesë të radios së duhur.

Në një deklarata për media, AT&T ofroi disa arsye pse ka zgjatur kaq shumë të integrohet një veçori kaq bazike për celularë. Është thënë se MMS “ka kërkuar nga ne të punojë në arkitekturën e rrjetit tonë MMS për të bartur vëllimet e pritura të incizuara në trafikun MMS dhe për të siguruar një eksperiencë të shkëlqyer prej ditës së parë”.

Operatori telefonik gjithashtu tha se vlerëson lartë durimin e konsumatorëve të saj dhe e di mirë se shumë pronarë të iPhone janë duke pritur me padurim për këtë opsion. Operatorët tjerë që kanë kontratë me iPhone anembanë botës, kanë ofruar MMS qysh me përditësimin e parë 3.0 që u paraqit më herët gjatë këtij viti.

Në ditën magjike, ju duhet të bëni përditësimin e softuerit para se të dërgoni fotografinë e parë tek një numër tjetër.

LEXO EDHE:  Apple iPad do të ketë sistemin e tij operativ

Lajmet e fundit>