Softuer

iPhone së shpejti me lojëra të reja

Publikuar , 24 Shtator 2009
0
iPhone së shpejti me lojëra të reja

Ashtu siç tregohet edhe në video, Asphalt 5 premton grafikë më të mirë, më shumë vetura, më shumë motoçikleta, më shumë kaos dhe më shumë gara ilegale ku mund të bëni emrin tuaj dhe të bëheni legjendë.

Seria Asphalt është konfirmuar të jetë titull i pranishëm në mes të lojërave tjera garuese për iPhone, falë grafikës konkurruese 3D, makina që mund të avancohen dhe aftësisë për të luajtur kundër të tjerëve përmes luajtjes online. Asphalt 4 kishte 28 vetura dhe motoçikleta të licencuara që mund të shfrytëzoheshin në gara, por Asphalt 5 duket se do të ofrojë edhe më shumë vetura dhe motoçikleta me të cilat do të mund të luani. Prisni që ky titull të paraqitet brenda javëve të ardhshme në App Store.

Gameloft nuk është zhvilluesi i vetëm për iPhone që ka sjellë një video për të tërhequr vëmendjen para momentin të paraqitjes së lojës. Com2uS ka paraqitur gjithashtu një video për titullin e tyre me aksion online, Sniper VS. Sniper. I paraparë për paraqitje në App Store gjatë tetorit, Sniper Vs. Sniper veçohet me stil intensiv dhe të pastër për argëtim multi-player. Videoja e mëposhtme vë në pah veçoritë e kësaj loje, duke përfshirë mundësinë për të luftuar kokë me kokë me lojtarë tjerë, bashkim në formë aleati me lojtarë tjerë për luajtje online dhe për të eliminuar grupet terroriste, fuqizimin e renditjes në botë, bisedime me shokë dhe avancimin e armatimit.

Way of the Samurai – paraqitet në App Store

Agetec dhe UFO Interactive Games kanë bërë të ditur praninë e titullit të tyre Way of the Samurai 3 në App Store. Aplikacioni pa pagesë është një version mobil i titullit të popullarizuar në konzola si RPG me lufta të bazuara në armatim, rrugë të thella për të ndjekur, etj. Versioni i App Store është i përshtatshëm me çfarëdo iPhone ose iPod Touch të gjeneratës së dytë që funksion në softuerin e përditësuar iPhone 3.0.

LEXO EDHE:  Aplikacioni i komunikimit Google Allo jep sot lamtumirën


 

Lajmet e fundit>